Donald Trump flet për herë të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ish-Presidenti del me paralajmërimin e papritur

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, duket se ish-Presidenti Donald Trumop po shijon pasionet e tij të vjetra. Pikërisht një ditë pas largimit nga shtëpia më e përfolur në gjithë botën, Trump u shfaq duke luajtur golf.

Ai ka filluar jetën e tij të re si banor në Florida dhe tashmë ka dalë në kursin e golfit, pasioni i tij më i madh.

Nga tryeza e restorantit privat “Trump Golf Club”, ai u shpreh:  “Ne do të bëjmë diçka, por jo për momentin”.

Ky ishte komenti i parë i bërë nga biznesmeni që pasi Joe Biden mori detyrën si president i SHBA-së.

Trump zgjodhi të mos merrte pjesë në transferimin historik të pushtetit të mërkurën, duke u larguar më herët nga Shtëpia e Bardhë.

Donald Trump flet për herë të parë pas largimit nga

Leave a Reply