Doracak për bamirësi

12 / 100 SEO Score

Edhe një herë doli në shprehje shpirti human i popullit shqiptar! Plot raste që prekën shpirt e përlotën sy! Ndihmë e madhe gjithëkombëtare pas tërmetit katastrofal në Shqipëri. Ndihmuan edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Por, çka dhuruan Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së dhe banda e tij që me plotë ëndje i rreken planit për ta degraduar dhe turpëruar bamirësinë! Allahu është Bamirës, ndaj me këtë cilësi duhet të karakterizohen që të gjithë ata që vetes i thonë mysliman e shqiptarë

Shkruan Erkanda Musliu

Bamirësia është virtyt i myslimanit të devotshëm; është urdhër kuranor, është veprim që kënaq Krijuesin Fuqiplotë, sepse Vetë Ai është Bamirësi më i Madh.
Shqiptarët tashmë kanë dëshmuar se, në rajon e më gjërë, janë popull më bamirës, sepse, kanë pak mirëqenie, si pasojë e robërisë së stërgjatu nëpër të cilat kanë kaluar, por, kanë solidaritetin e madh, karakteristikë kjo e popujve që e duan njeriun të kirë, me mundësi të barabarta për të prosperuar në jetë.
Ra tërmeti i 26 nëntorit dhe, edhe një herë bota mbarë po vërtetohet për solidaritetin e pashoq të shqiptarëve, përkundër kapaciteteve materiale shumë të kufizuara për ta shprehur në vepër atë ndjenjë të humanitetit që buron nga besimi i tyre i patundur. Falë kësaj vlere të paprekshme e të shenjtë, populli shqiptar ka arritur të mbijetojë e të kalojë nëpër shumë sprova të ngritura nga pushtues e okupatorë të ndryshëm, por, pa dyshim, të përballojnë edhe vështirësitë e ndryshme natyrore, me të cilat i sprovoi Zoti Mëshirëplotë.
Çdo shtet e ka detyrim që të hap “zemrën e bamirësisë” në raste kur populli goditet nga ndonjë fatkeqësi natyrore, apo të jetë në shërbim permanent ndaj rasteve sociale! Ky detyrim institucional nuk mund të përceptohet si barometër që mat nivelin e bamirësisë popullore, por përceptimi merr konotacion politik duke e cilësuar shtetin nëse është apo jo shtet social!
Një popull i civilizuar, në çdo sferë të jetës ka “prijësit” e vet: në dituri, në shkencë, në letërsi, në sferën ushtarake, në sport, në politikë, në fe, në humanizëm etj. Njerëzimi këta “prijës” sot i quan si ambasadorë të sferës përkatëse; vlerë kombëtare, aset jashtëzakonisht i çmueshëm kombëtar. Vlerësuar nga ky prizëm, për shembull, asetet në sferën e bamirësisë, sot kemi një Elvis Naçe, një Sidrit Bejleri, kemi një Halil Kastrati, një Mane, një Pacolli, një Lazim Destani; kemi fenomenet popullore: “Shqiptarët për shqiptarët”, “Shoqata Humanitare “Jetimët e Ballkanit”, “Fundjavë ndryshe” “Fondacioni Firdeus” etj.
Vetëm një vizitë në fb-në e hoxhë Elvis Naçes, sidomos në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit, do t’i vërtetonte të gjitha ato vlerësime për popullin tonë në sferën e bamirësisë. Bamirësia kombëtare, pa dyshim që varet nga menaxhuesit e sinqertë të këtij virtyti. Një mashtrues, një hajn, një zhvatës, një keqpërdorues i ndihmave, një matrapaz (si Mustafa Dauti e Sulejman Rexhepi) vetëm sa e iritojnë popullin, vetëm sa ia shrëngojnë grushtin e kurnacërisë, duke ia topitur ndjenjën e humanitetit. Por, fatmirësisht, tipat e tillë shpejt lokalizohen, si ai mishi i egër në ndonjë pjesë të organizmit dhe, sakaq eliminohet, duke ardhur ne shprehje vlerat humane që e mbrojnë organizmin dhe i japin forcë për të funksionuar shëndetshëm.
A ka gjë më të shenjtë se transparenca në bamirësi! Në fb-në e Elvis Naçes hasë të tilla deklarata publike: “10 vjeçari: Me erdhi keq për banesat e shembura, dëshira ime për ditëlindje është që 200 franga t’i dhuroj për Shqiptaret!”, “Nali dhe Hoti janë dy shokë të mrekullueshëm, kanë mbledhur 184 mijë franga për termetin që ndodhi ne Shqipëri. I kanë sjellë në Fondacionin Firdeus, Zoti i Gjithësisë ua shpërbleftë. Amin!”, “94 vjeçari atdhetar me banim në Vienë dhuron live 10 mije Euro për Shqiptarët! I përmalluar për Shqiperinë thotë: Dhurova pak, Zoti ju dhëntë më shumë”! “Xhamia AKSA në Leverkusen dhuroi 12 mij Euro për shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti!”, “Xhamia DITURIA në Austri dhuroi 10750 Euro për Shqiptarët që përjetuan tërmetin katastrofal”, “Telefonon live nga Gjermania, Shoqata Rilindja dhuron 10 mijë Euro kurse ai personalisht me familjen e tij dhurojnë një banesë për Shqiptarët e prekur nga Tërmeti!”, “Dhe kafetë në Tetovë janë bërë pjesë e aksionit për mbledhjen e ndihmave për banorët e Tërmetit në Shqipëri . Sot “Ultra Caffe” dhuroi 1320 € të mbledhura nga nisma e tyre! (Kafehanja që dhuroi më shumë para se Myftinia e Prilepit, se ajo e Ohrit, se ajo e Resnjës, se ajo e Velesit – “organe” këto të Sulejman Rexhepit!!!); “Ela, vajza me Sindromën Down që dhuroi pagën e saj, përshëndet Shqiptarët: Ju dua shume!” (Çka dhuroi personalisht Sulejman Rexhepi? Po Mustafa Dauti? Po myftitë e Sulejman Rexhepit?); “Edhe pse të vegjël, mendja u rri tek Nëna Shqipëri! Nxënësit e shkollës fillore “Sabedin Bajrami”, rrethinat e Tetovës, janë bërë bashkë duke dhuruar kursimet e tyre (449 Euro)”, “Qytetari nga Mali i Zi telefonon live dhe dhuron 85 mijë Euro për Shqiptarët!”, “Jam vetëm 33 vjet dhe s’kam shumë shpresë për të jetuar! Dhuroj 38 mijë euro për njerëzit që kanë nevojë!”, “Hajriz Brçvak nga Mali i Zi, me origjinë Boshnjake, dhuroi 85 mijë euro në Fondacionin Firdeus për të ndihmuar Familjet e prekura nga Tërmeti i 26 Nëntorit!”, “Dhuron live në studio 350 mijë Euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti!”, “Perlotëse: Grumbulloi fonde për shërimin e vajzës, por ajo ndërroi jetë! Shumën e grumbulluar për shërim të të ndjerës e dhuron për Shqiptarët!”, “Kemi qënë një familje shumë e varfër sot dhurojmë 200 mijë funta (rreth 250 mije euro) për njerëzit e dëmtuar nga tërmeti!”, “Falënderoj nga zemra “Kastriotët” e Gostivarit për mbështetjen dhe kontributin prej 10350 (10 mijë e 350) Euro ”, “I nderuar Elvis, jam Milaim Kurteshi, nga Livoqi i Epërm të Gjilanit . Por jetoj në Bern të Zvicrës, jam i interesuar për me marë përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen Abazi, se ashtu ashtu e kam pas vendosur me i ndërtu një shtepi dikujt”, “Falendëroj nga zemra “Ballistat” e Tetovës për mbështetjen dhe kontributin. Zoti ju shpërbleftë për shpirtin e pastër e dashurinë ndaj vëllezërve tanë të prekur nga tërmeti” “E verbëra që kërkon falje se nuk mundi të dhurojë më shumë se 100 Euro! Historia që preku Shqiptarët!” etj. etj.
A e kuptojnë insitucionet fetare të cilat bamirësinë duhet ta kenë gjë të shenjtë, a e kupton BFI-ja e Sulejman Rexhepit se deri ku mund të arrijë sinqeriteti, bamirësia dhe transparenca? Hoxhë Elvis Naçi ka arritur që ta bind edhe bankën ndërkombëtare që të punojë ditën e diel, sepse lumi i njerëzve bamirës që e kërkojnë për t’ia dorëzuar paratë në dorë, është i pashterrshëm! Elvis Naçi shkruan: “Për shkak se shumë telefonata vijnë për të më dhënë lekë në dorë për rastin e tërmetit, ju informoj se nesër Banka Credins, megjithëse e Diel, do të jetë hapur nga ora 10 deri ne oren 14:00 për të dhuruar në llogarinë e Fondacionit Firdeus. Deri në fund trasparentë!”
Pse i gjithë ky besim në këta zotërinjë e bisnesmenë të cilët bamirësinë shqiptare po e khejnë në Institucion të virtytit shqiptar! Janë të paktë në botë ata popuj që, ndonëse të varfër, virtytin e bamirësinë e shndërrojnë në Institucion. Kësaj ia doli edhe Hoxhë Elvis Naçi, sepse, në këtë shtegëtim të shenjtë, ai u tregua mjaft i devotshëm dhe i kujdesshëm që mos ta nëpërkëmbë këtë virtyt dhe të jetë i sinqertë me të deri në pikën e fundit. Elvis Naçi nuk e kryen këtë veprim për të dëshmuar se sa i sinqertë e sa bamirës është personalisht ai, porse, e kryen ngase e ndjenë të nevojshme që ta ngrisë lartë e më larë virtytin kombëtar të bamirësisë që është një vlerë e shenjtë e kombit tonë.
Vetëm në BFI-në e Sulejman Rexhepit, si të gjitha vlerat e tjera të shenjta, nëpërkëmbet, degradohet dhe njolloset edhe kjo vlerë kombëtare! “Humaniteti” i Sulejman Rexhepit dhe Mustaf Dautit shpërthen vetëm atëherë kur ka për të vjedhur. Ndihma për këta dy kopukë është vlerë e panjohur, prandaj kanë degraduar në këtë gjendje, duke përjeuar gjithnjë e më fortë përbuzje kombëtare.
Hoxhë Elvis Naçi, aksonin e mbledhjes së mjeteve finansiare për t’i nduhmuar të gjithë ata shqiptarë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit e fillon me këtë gjest: “Sot, unë (Elvis Naçe) dhurova 10 mijë euro nga të ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti për Shqiptarët që i janë rrenuar shtëpiat!”


Çka dhuruan Sulejman Rexhepi dhe banda e tij që me plotë ëndje i rreken planit për ta degraduar dhe turpëruar bamirësinë? Allahu është Bamirës, ndaj me këtë cilësi duhet të karakterizohen që të gjithë ata që vetes i thonë mysliman e shqiptarë!
Kush është shkjarë nga kjo Cilësi
Mos paftë dritë, veç terr e zi.

Leave a Reply