Duterte: Puna e presidentit nuk është për gra

Lideri filipinas, Rodrigo Duterte, ka deklaruar sot se puna e presidentit nuk është për gra për shkak të dallimeve të tyre emocionale me burrat, duke hedhur poshtë spekulimet se e bija e tij do ta trashëgojë gjatë vitit të ardhshëm.

“Bija e ime nuk do të kandidojë. I kam thënë që të mos kandidojë, sepse rrëqethem kur e di se duhet të kaloj të gjitha ato që i kam kaluar unë”, ka thënë Duterte gjatë përurimit të një autostrade, .

“Nuk është një punë për gra, E dini, se dallimi emocional mes gruas dhe burrit është shumë i madh. Do të bëheni budalla… është një rrëfim trishtues”, ka shtuar Duterte.

Filipinet kanë pasur dy presidente, Gloria Makapagal Arojo dhe Korason Akuino.

E siç raporton CNN, 75-vjeçari Duterte i njohur për komentet e tij kontradiktore shpesh konsiderohet si një njeri që nuk heziton të fyej e të jetë seksist.

Leave a Reply