Dy tërmete shkundin Durrësin dhe Thumanën gjatë natës, sa ishte magnituda

Gati 5 muaj nga tragjedia së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka vazhdon të dridhet në Durrës dhe rrethinat e tij. Gjatë natës së kaluar një tjetër tërmet ka goditur këtë zonë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave lëkundja ishte me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter me epiqendër detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit. Goditja u shënua rreth orës 22.03 e pasuar nga një lëkundje e dytë më e vogël rreth një orë më pas.

Lëkundja e dytë e kishte epiqendrën në zonën e Thumanës pranë Fushë Krujës me magnitudë 2.4. Nuk raportohen dëme materiale, por paniku te qytetarët ka qenë i ndjeshëm.

Leave a Reply