E konfirmon Policia: Një i plagosur dhe një tjetër me lëndime të rënda trupore nga përleshja me armë në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën Ilir Konushevci.

Policia bën të ditur se nga përleshja me armë zjarri, një person është plagosur si dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka arrestuar katër persona si të dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave ku me pas është përdore edhe arma e zjarrit. Në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të cilët dyshohet të kenë marr pjesë në rastin në fjalë. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

Leave a Reply