E rëndë, humbin jetën dy fëmijë kosovarë në Francë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku dy fëmijë të mitur nga Kosova kanë humbur jetën pasi kanë rënë në lumin Le Moingt në Montbrison.

Mediat franceze shkruajnë se të dy fëmijët vëlla e motër ishin duke luajtur buzë lumit, kur më i vogli ra në ujë dhe motra që besohet të jetë më e madhe ka tentuar ta shpëtojë por e ka pësuar edhe ajo pasi është rrëmbyer nga uji.

Ndërkohë bëhet me dije se nëna e fëmijëve e cila ndodhej në vendin e ngjarjes nuk ka arritur që të shpëtojë e vetme fëmijët e saj.

Leave a Reply