E rëndë, rreth 400 të vdekur nga i nxehti në Holandë

Të paktën 400 persona kanë humbur jetën në Holandë, si pasojë e të nxëhtit ekstrem në korrik, i cili mendohet se ka ndikuar në vdekjen e parakohshme.

Temperaturat arritën kulmin më 25 korrik dhe rezultuan vdekjeprurëse veçanërisht për moshat e treta. Edhe në Belgjikë mbi 100 veta kanë humbur jetën nga temperaturat e larta.

Ndërkohë sipas mediave holandeze vetëm në javën e tretë të korrikut në vend u regjistruan 2,964 vdekje në total.

Numri është 15 për qind më i lartë sesa në një javë normale vere. Agjencia holandeze e statistikave, interpreton pikërisht seme temperaturat ekstreme, duke marrë për bazë edhe të dhënat e ngjashme në vitin 2006, kur vendi sërish përjetoi disa valë vape mbytëse.

Ndërkohë më 25 korrik të këtij viti, në Holandë u shënua temperatura rekord prej afro 41 gradë Celsius.

Gjithashtu në një situatë të njëjtë për shkak të kushteve atmosferike u gjendën Gjermania dhe Belgjika, ndërsa Franca arriti ekstremin kombëtar prej 42.6 gradë Celsius.

Ngrohtësia e madhe ka qenë veçanërisht vdekjeprurëse për moshat e treta, dhe rreth 300 holandezë që ndërruan jetë ishin të moshave mbi 80 vjeç.

Leave a Reply