E trishtë në Dibër! Fshati ‘çohet në këmbë’ për ta transportuar, por e moshuara humb jetën pa mundur të mbërrijë në spital

Dibër- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku ditën e djeshme një e moshuar në fshatin Limnjan ka pasur nevojë për tu transportuar në spitalin e Peshkopisë, por ka humbur jetën rrugës.

Të rinjtë e fshatit janë mundur me lopata për të hapur rrugën e bllokuar nga dëborë, madje ata kanë shtyrë fuoristradën me krahët e tyre, por pas disa orësh përpjekje e moshuara 71-vjeçare ka humbur jetën pa mundur që të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Siç shihet në pamjet e siguruar nga Top Channel, shihet se rruga ka qenë totalisht e bllokuar dhe vetëm forca e të rinjve ka bërë të mundur që fuoristrada të zhvendoset për disa metra, por pa sukses për t’i shpëtuar jetën të moshuarës.

Ndërkohë sot situata duke pak më ndryshe pasi me ndalimin e reshjeve, situata po përmirësohet./TCH/

Leave a Reply