E vërteta me një përmasë kuranore

I lumi Komandant Agim Krasniqi që dergjet burgjeve maqedonase ekskluzivisht për çështje kombëtare dhe, mjerë Mulla Sula e Blerim Bexheti që gëzojnë lirinë maqedonase për shkak të ekskluzivisht dëmtimit të çështjeve kombëtare dhe të korruptimit të gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Koha do ta dëshmojë këtë të vërtetë të përmasave kuranore

Shkruan: Egzon Haredinaj

 

Sot, ditë e xhuma, mjaft e lumturueshme për familjen e Komandant Agim Krasniqit! Pas nëntë viteve nëpër burgjet maqedonase, ai e gëzon të drejtën që t’i kalojë ditët e vikendeve në shtëpi, pranë gjirit të vet familjar. Fatkeqësisht, kjo ditë, ndonëse e xhuma, doli jo edhe aq e lumtur për Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën. Njëmbëdhjet vite më parë, Agim Krasniqi bashkë me Menduh Thaçin e PDSH-së e sollën Mulla Sulën sërish në krye të BFI-së, ndërsa sot, dita e xhuma, Mulla Sulën e gjenë të rreshtuar familjarisht, madje me shumë fanatizëm, në taborrin e armikut të përjetshëm të Agim Krasniqit – në krahun e Blerim Bexhetit, kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Sarajit! 15 vite burg të nënshkruar dhe të vulosur nga ish-ministri i drejtësisë Blerim Bexheti për Agim Krasniqin, kurse Mulla Sula tashmë ia ka garantuar fitoren Blerimit “duke e gjunjëzuar” edhe Agim Krasniqin edhe Rafiz Alitin, dy ish-komandantët e UÇK-së në frontin e Radushës! A mos ishte pikërisht kjo arsyeja se pse sot Mulla Sula mungoi te xhamia e Kondovës për ta pritur me lot gëzimi në sy njërin prej bijëve më të mëdhenj që ka bërë nëna shqiptare, Agim Krasniqin?  Sulovitët, si kurva të këqia, prezencën e vet u munduan që ta arrijnë përmes fotografimit të nipave të vegjël me Komandantin e tyre të Madh. Edhe duke ia mbajtur në dorë “mikrofonin” Ali Ahmetit edhe në fotografi për fb me Agim Krasniqin, disi sikur nuk shkon, disi sikur tepër pamje kurvërie!

Është botërisht e ditur se Mulla Sula është në bisnes me Blerim Bexhetin që kur ky ishte në pozicion të ministrit të drejtësisë dhe kur ruhej nga nipi i Sulejman Rexhepit, i cili, duke ndjerë ndjeshëm peshën e pleqërisë mbi supe, kërkon që këtë bisnes ta trashë dhe ta përforcojë edhe më shumë. Jo rastësisht Mulla Sula gjithnjë e më shumë shihet duke kaluar kohë me pronarë mediash e me korporatash të cilët në zonën e Sarajit kanë bisnese të konsiderushme, si në fushën e turizmit ashtu edhe në atë të energjitikës (!!!). Veç kësaj, Mulla Sula ka shprehur gatishmëri të plotë që t’ia mbulojë finansiarisht fushatën mediale Blerim Bexhetit, edhe atë, duke qenë i gatshëm që të shpenzojë mbi 150 mij euro për fushatë në TV 21, në ALSAT-M, në TV ERA, në portalet ZHURNAL, TETOVA SOT, MAQEDONIA SHQIPTARE, ALMAKOS, AKTUAL dhe te INA. Me pronarë e përfaqësues të të gjithë këtyre mediave shihet duke drekuar e darkuar Mulla Sula si dhe njerëzit e tij. Natyrisht, për fat të keq, këto 150 mij euro jo që do t’i japë Mulla Sula nga xhepi i vet, por, që të gjitha nga arka e BFI-së, nga ai buxhet i krijuar nga buka dhe djersa e myslimanëve të vendit. Jo rastësisht Mulla Sula i kthen haxhilerët e Maqedonisë tre-katër ditë para kohe, jo rastësisht i vendosi ata nëpër hotel pa kurrfarë kushtesh dhe në periferi të ngulfatura. Jo rastësisht liferoi “informatë” se ka dhuruar mbi 80 ton mish kurbani, ndërkohë që në bazë të numrit të paketave dhe peshës që kishin ato nuk u shpërndanë më shumë se 18  ton mish për të “varfërit e vendit” (80 për qind e paketave kanë shkuar për njerëzit e Mulla Sulës dhe për familjet e yre dhe vetëm 20 për qind kanë përfunduar në duart e hallexhinjëve).

A ka bisnes tjetër i cili e nxit Mulla Sulën që të vihet me kaq këmbëngulje në shërbim të Blerim Bexhetit?! Po! Organi gjegjës ka kërkuar mendim nga Komisioni për marëdhënie ndërmjet bashkësive fetare dhe grupeve religjioze se si të veprojë kur ka kuptuar se për momentin dy objekte të egra në pronë të shtetit menaxhohen nga kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi, ndërkohë që Komisioni ka kërkuar që të gjenden forma të mbylljes apo rrënimit pa e lënduar shpirtërisht Mulla Sulën (këtë farë bereqeti!!!) Mulla Sula e di fare mirë se duhet ta zbatojë urdhërin dhe ta rrënojë villën që e ka ngritur kaçakçe në Parkun Nacional të Matkës si dhe restoantin Konaku që e ka pa leje në pronë të shtetit.

Tërë këtë veprimtari haram mund ta kryej edhe më tej vetëm me “leje Bajram Curri” prej Blerim Bexhetit nëse vie në krye të Komunës së Sarajit. Janë edhe disa bisnese të tjera të cilat shumë shpejt do t’i zbardhen, siç do t’i zbardhen edhe telefonatat e ndryshme, sepse, as Mulla Sula e as Blerim Bexheti nuk mund të shesin moral ndërkohë që me këmbënguljen e që të dyve Komandant Agim Krasniqi po dergj burgjeve, duke u dëmtuar pronësisht e familjarisht, ndërkohë që si Blerim Bexheti ashtu edhe Mulla Sula flejnë me kokë mbi para të mykta.

Pa dyshim, për Komandant Agim Krasniqin, tashmë, siç thoshte i ndjeri Arbën Xhaferi, personazh shoqëror të denjë për beletristikë e për filma artistikë, do të flitet me pietet e me respekt, ndërsa për çiftin e Mulla Sulës nuk mund të gjeshë njeri që nuk turpërohet sa herë që ia zë emrin ngojë.

I lumi Komandant Agim Krasniqi që dergjet burgjeve maqedonase ekskluzivisht për çështje kombëtare dhe, mjerë Mulla Sula e Blerim Bexheti që gëzojnë lirinë maqedonase për shkak të ekskluzivisht dëmtimit të çështjeve kombëtare dhe të korruptimit të gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Koha do ta dëshmojë këtë të vërtetë të përmasave kuranore!

Leave a Reply