E vërteta thyen çdo barrikadë dhe çdo kufi

Sot, dikush ishte organizuar për ta bllokuar të vërtetën atomike! Sot dikush ishte organizuar që ta ngulfasë të vërtetën deri në zhdukje të saj, por, aman o Zot, e vërteta thyen çdo barrikadë e çdo kufi, mposhtë çdo forcë kriminale e çdo organizim kriminal!
Sot, e vërteta u përball me një të vërtetë tjetër të hidhur: një herë në kufirin e Strugës e herën tjetër në kufirin e Dibrës! Policia maqedonase shqipfolëse nuk e lejoi distributorin tonë që ta fusë në Maqedoninë e Veriut Kompletin prej pesë titujve, përmbledhje të shkrimeve tashmë të botuara të cilat e demantojnë totalisht figurën kontaverse dhe false të Sulejman Rexhepit, kreut të BFI në RMV!
Koleksioni na qenka mall tregëtie ndaj dhe, duheshka të paguhet doganë! Pastaj justifikimi i dyt i kësaj ndalese ishte, nuk mundet të futet tani ky botim, sepse nuk ka kurrfarë aktiviteti kushtuar librit në Maqedoni dhe as panair libri. E njëjta përgjigje e sinkronizuar në të dy kufijtë. Në Kosovë nuk patëm problem!
Korporata jonë për Produksion, informim dhe botim, “1kliklarg”, tashmë e ka distribuar Kompletin në Kosovë dhe në disa shtete ku jeton diaspora jonë, prej nga kemi përgëzime të shumta për këtë punë kolosale kombëtare. Jemi të vetëdishëm se në Maqedoninë e Veriut do ta kemi rëndë, sepse shërbimet policore “kontrollohen” nga Sulejman Rexhepi, ashtu siç është deklaruar disa herë kohëve të fundit. Megjithatë, ne do të bëjmë ç’mos që ky komplet të bie edhe në duart e lexuesve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Deri sa të krijohen kushtet për një qarkullim të lirë të librit, si mall shpirtëror dhe jo tregëtar, do të kërkojmë forma të tjera të ofrimit të këtij Kompleti. Jemi në tratativë me disa shitore online të librit dhe do t’ua japin të gjitha të drejtat autoriale për t’i publikuar me mundësinë e zbritjes së Kompletit në desktopin e secilit lexues shqiptar. Pra, së shpejti do ta digjitalizojmë Kompletin dhe i njëjti do të jetë i disponueshëm edhe për lexuesit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Lexuesit tanë do të informohen me kohë si dhe për adresën e dyqaneve online ku do të mund ta gjejnë Kompletin për ta lexuar në format të digjitalizuar.

Me respekt
Edmond Shore, drejtor i Korporatës “1kliklarg”

Leave a Reply