Efekti Salah, 70 persona konvertohen në myslimanë!

Mohamed Salah është bërë një inspirim për tifozët anglez të Liverpoolit që nga transferimi i tij nga Roma në fillim të këtij sezoni.

Ai po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke u bërë futbollisti i parë që po shihet si konkurrencë për dyshen e famshme Ronaldo – Messi.

Tifozët e Liverpoolit i kanë kushtuar këngë të veçantë atij, ku thuhet se nëse Salah do të shkoj në xhami, ata do të jen aty për të.

Sipas një artikulli në “The guardian”, 70 tifozë të Liverpoolit janë konvertuar në fenë Islame duke ndjekur hapat e futbollistit të tyre të zemrës.

Ky numër pritet të rritët, sidomos pas suksesit që po kalon Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

Salah në Egjipt ka filluar të ndërtoj shkolla dhe spitale duke u bërë futbollisti më i dashur jo vetëm nga myslimanët.

Leave a Reply