Ekspertët: Koronavirusi po tenton të përshtatet për të kaluar maskat

Ekspertët paralajmërojnë se koronavirusi ka pësuar mutacion, çka e bën atë më infektues. Gjithashtu, ata thonë se virusi mund të jetë duke u përshtatur për të kaluar edhe barrierat mbrojtëse, siç janë maskat dhe larja e duarve. Këto janë përfundimet e arritura nga ekspertët në Hjuston, SHBA.

Në fillim të pandemisë, shumë shtete i këshilluan njerëzit t’i përmbahen rregullave të distancës sociale, të lajnë duart më shpesh dhe të mbajnë maska ​​për fytyrën.

Por një virolog ka pohuar se virusi mund të fillojë të gjejë rrugën e tij për të kapërcyer këto masa parandaluese.

David Morens, i cili punon në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se virusi është bërë më i transmetueshëm.

Ai i tha “Washington Post” se kjo mund të sjellë implikime në kontrollin e tij.

“Veshja e maskave, larja e duarve, të gjitha ato janë pengesa për transmetueshmërinë,  por ndërsa virusi bëhet më ngjitës, ka rrezik që ai të përshtatet për të kaluar ato pengesa”, shtoi Morens.

Studimi nuk është shqyrtuar ende nga kolegët. SH.B.A. ka numrin më të lartë të rasteve në botë.

Leave a Reply