Ekspertja e OBSH: Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë

Gjetja e një vaksine efektive dhe të sigurt kundër Covid-19 mund të jetë “mënyra” më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit.

Kështu ka deklaruar Dr. Soumya Swaminathan shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Të gjithë po presin për një vaksinë sepse është e qartë se një vaksinë mund të jetë mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj pandemie. Nëse arrini që të vaksinoni mjaftueshëm njerëz, le të themi 50 ose 60 për qind të njerëzve të bëhen imunë, virusi mund të ndalojë së u përhapuri nga personi në person, Swaminathan u shpreh të premten gjatë një konference.

Deri më tani, ekzistojnë rreth 200 vaksina kandidate për koronavirusin në zhvillim e sipër rrethe qark botës, ndërsa po ashtu janë duke u zhvilluar 10 teste klinike në njerëz. Katër prej tyre po bëhen në SHBA, pesë në Kinë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar, dhe 126 teste para klinike po mbahen në të gjithë botën, sipas OBSH.

“Zhvillimi i vaksinës zakonisht merr nga 10 në 20 vite. Ne këtu po flasim për të zhvilluar një vaksinë për 12 deri në 18 muaj, por duhet të jemi të sigurt për çdo hap që marrim në mënyrë që të kemi një vaksinë që të funksionojë vërtetë..,” shtoi më tej Swaminathan.

Leave a Reply