El Cheka heq siguresën, pëlcet Sulejman Rexhepi

Gjuha e Sulejman Rexhepit që e paskësh përdorur në komunikim me El Chekën, çfarë dëshmon? Sulejman Rexhepi i qenka kërcënuar me jetë. Ia paska sharë nënën e çka jo tjetër. E kishte sharë me fjalë nga më banalet, me atë arsenal sharjesh që nuk i ka hije një rrugaçi e lëre më një “hoxhe”

Shkruan, Festina Ameti, Kërçovë

Gjuha është elementi kryesor i identifikimit etnik. Gjuha është karakteristika primare veçuese e identitetit. Gjuha është mjet komunikimi. Gjuha është barometër i nivelit kulturor të individit. Gjuha është veçoria kryesore që dallon qenoien  njerëzore nga krijesat e tjera. Gjuha është pasqyrë e nvelit intelektual të çdo individi. Gjuha e çdo individi është “letra e lakmueit” të edukatës familjare. Gjuha është burim i ëmbëlsisë por edhe i egërsisë shpirtërore i çdo individi. Njeriu përmes gjuhës së vet mund të tregohet se sa i matur është, sa i mençur, sa i butë e sa i ëmbël, por, mund të dëshmojë edhe atë se sa primitiv është, sa i rëndë, sa i pafytyrë dhe sa i egër që është!

Gjuha e Sulejman Rexhepit që e paskësh përdorur në komunikim me El Chekën, çfarë dëshmon? Sulejman Rexhepi i qenka kërcënuar me jetë. Ia paska sharë nënën e çka jo tjetër. E kishte sharë me fjalë nga më banalet, me atë arsenal sharjesh që nuk i ka hije një rrugaçi e lëre më një “hoxhe” siç është Mulla Sula! Gjuha e Sulejman Rexhepit, e përdorur në këtë komunikim, dëshmon për paedukatën e tij familjare, dëshmon të sharat e fëlliqta dhe në vazhdimësi të tij si kundër hoxhallarëve ashtu edhe kundër personaliteteve të ndryshme kombëtare. Gjuha e Mulla Sulës e përdorur në këtë komunikim dëshmon se kemi të bëjmë me një manjak e rrugaç i cili sa më parë duhet të lidhet me këmishë çmendie e të përfundojë nëpër repartet psikiatrik!

Askujt nuk i interesojnë sharjet e tij të pista, sepse, nuk ka mysliman shqiptar në botë që tashmë nuk e njeh se çfarë “bereqeti” i myktë është ky farë uzurpatri i Institucionit të myslimanëve, BFI-së! Ajo që është tronditëse në këtë gjuhë të pistë është fakti që ky udbash, njëjtë si udbashët e tjerë aktualë të vendit, vendos që ta kërcënojë e ta shajë El Chekën! Pse? Sepse kështu veprojnë spiunët kur nisin e dekonspirohen; nuk arrijnë t’i bëjnë dermanë vetes, nuk dinë se ku të futen, ju bëhet bira e miut 300 grosh! Kur dekonspirohen spiunët, i vetmi mjet mbrojtës dhe hakmarrës i ngelë gjuha: shpifin, shajnë, ofendojnë, kërcënojnë! I pafajshmi, sado që mund të shpifet mbi të si “vrasës i Harunit”, ai vetëm do të qeshë, do të dalë me një sqarim të kulturuar para opinionit dhe, për asnjë moment nuk do të pranojë që të provokohet e të dalë nga vetja, sepse, sakaq do të “kapet” si vrasës, si ekzekutor, si kriminel që po përpiqet t’i mbulojë gjurmët e krimit!

A e di Sulejman Rexhepi se kush është sot El Cheka?

El Cheka sot e di se Sulejman Rexhepi është një prej njerëzve më të rrezikshëm në Maqedoni, një prej spiunëve dhe udbashëve më të regjur në Maqedoni, një prej hoxhallarëve më të pamoralshëm në botë, sepse ka mbi 300 “bomba” që flasin se çfarë pis njeriu i rrezikshëm që është! El Cheka, megjithatë, ka respekt për dinjitetin e secilit, sepse, ndryshe, do t’ia publikonte ato “bomba” më të fëlliqtat që janë për Sulejman Rexhepin, ndryshe, do t’ia publikonte edhe video inçizimin ku shihet se si Sulejman Rexhepi flirton me një “infermiere” masazhi në një masazheri të Shkupit, si ia lypë, si i premton pasuri, si i premton lumturi parajsore! Vetëm El Cheka e di se kush është Sulejmën Rexhepi. Po ky farë Sulejman Rexhepi a e di se kush është sot El Cheka?

El Cheka ësht pseudonim i njeriut me emër Sheqerim Ameti, që ka vendosur të flijohet vetëm e vetëm që në mesin e shqiptarëve të fitojë drejtësia. El Cheka është simbol i luftëtarit epik kundër padrejtësisë maqedonase që ushtrohen ndaj shqiptarëve. El Cheka është çekani i pamëshirshëm që e godet oktopodin shqiptar që ka kapur drejtësinë dhe që e ka vënë në shërbim të kriminelëve shqiptarë. El Cheka është e vetmja opozitë e fuqishme shqiptare që godet pamëshirë pushtetin si dhe vasalët shqiptarë të pushtetit antishqiptar. El Cheka sot është i vetmi zë protestues i cili çjerret deri në kupë të qiellit duke kërkuar zbardhjen e rastit të “Lagjes së Trimave” dhe zbardhjen e rastit të Grupit kombëtar të Kumanovës. El Cheka sot është luftëtari i denjë kundër të gjithë atyreve që e sajuan këtë ngjarje dhe që i kurdisën djemtë më të mirë të kombit që të vriten e robërohen përjetë!

El Cheka sot kërkon ballëlartë e pa pikë frike që të gjykohen të gjithë ata që kanë gisht në këtë lojë që mëton t’i njollosë patriotët më të mëdhenj të kombit si dhe rojtarët më të paepur të zbatimit të “Marrëveshjes së Ohrit”! El Cheka sot është person më i urryer nga kriminelët, nga udbashët, nga kodoshët dhe nga përfaqësuesi i kësaj fare të fëlliqtë, Sulejman Rexhepi!

El Cheka duhet të vazhdojë që edhe më tej t’ua mbajë saxhin mbi kokë këtij soji që janë turp i kombit dhe, mos t’i përvëlojë me një goditje fatale, sepse, ky soj e ëndërron këtë shpëtim nga saxhi i padurueshëm mbi kokë. El Cheka, sot është shqiptari më i dashur nga patriotët shqiptar që janë miliona herë më të shumtë se Sulejman Rexhepi dhe elementet e pazmores së tij që aderojnë në kryesinë e BDI-së!

BDI-ja dhe Sulejman Rexhepi vetëm pasi plasën bombat kundër VMRO-së kuptuan se vasal i kujt paskan qenë, kurse, tani, kur po plasin bomat kundër këtyre vasalëve po ju bëhet shumë e qartë se vetëm tani shqiptarët anekënd botës do të kuptojën se kush paskan qenë këta vasalë me tiketën UDB!/1KlikLarg/

Leave a Reply