Erdogan dhe Merkel kërkojnë konsolidimin e armëpushimit në Libi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkuan sot konsolidimin e armëpushimit të britshtë në Libi ndërkohë Ankaraja paralajmëroi kundër një përhapje të kaosit.

“Duhen bërë përpjekje për të transformuar armëpushimin nga të brishtë në një armëpushim afatgjatë në Libi”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi pas një takimi në Stamboll.

Përfshirë nga kaosi që prej rrëzimit të diktatorit, Mouammar Kadhafi në 2011, Libia është shkatërruar nga një konflikt mes qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA), me bazë në Tripoli dhe njohur nga OKB dhe forcat e marshallit, Khalifa Haftar, burri i hekurt i Lindjes libiane. homme fort de l’Est libyen.

Kreu i GNA-së, Fayez al-Sarraj, nënshkroi një marrëveshje armëpushimi gjatë konferencës ndërkombëtare mbi Libinë, që u mbajt javën e kaluar në Berlin.

Por, marshalli Haftar refuzoi të nëshkruante tekstin duke u angazhuar vetëm verbalisht të respektonte armëpushimin.

Leave a Reply