Erdogan kërkon të kufizojë të drejtat e OJF-ve

Parlamenti i Turqisë ka nisur një diskutim rreth ligjit të propozuar nga partia e Presidentit Recep Tayip Edrogan, ku synohet të kufizohen të drejtat e organizatave jo fitimprurëse.

Ligji kundërshtohen të aktivistët për të drejtat e njeriut, pasi ata shprehen se kufizohen shumë të drejtat dhe OJF-të do të kontrollohen nga qeveria.

Sipas projektligjit ministri i Brendshëm  do të ketë mundësi të zëvendësojë anëtarët e bordeve të këtyre organizatave nëse ai e gjykon të arsyeshme dhe ka dyshime se financohen nga terrorizmi. Po ashtu Ministria e Brendshme mund të kërkojë nga gjykatat për të ndaluar veprimtaritë e organizatave.

Lidhur me këtë projektligji  qeveria ka deklaruar se synon të parandalojë organizatat jofitimprurëse të financohen nga terrorizmi dhe të jenë më të sigurta.

Grupet e shoqërisë civile, duke përfshirë Amnesty International dhe Shoqatën e të Drejtave të Njeriut, thanë se akuzat për terrorizëm në Turqi ishin arbitrare dhe se projektligji do të shkelte prezumimin e pafajësisë dhe ndëshkimi do të bëhej duke anashkaluar gjykatën.

Hetimet e bazuara në akuzat për terrorizëm kanë filluar kundër qindra mijëra njerëzve grushtit të shtetit të dështuar në 2016. Qindra fondacione janë mbyllur prej asaj kohe.

Leave a Reply