Eurodeputeti bullgar: Asnjë Evropian nuk mund të na bëjë presion për shkak të Shkupit

Eurodeputeti bullgar Aleksandar Jordanov ka deklaruar se asnjë vend nuk mund t’i bëjë presion vendit të tij për shkak të bllokimit që i ka bërë rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai kritikoi ashpër pozicionin e pjesës më të madhe të shoqërisë maqedonase, e cila refuzon të njohë fakte historike rreth figurave të diskutueshme të cilët “dokumentuan vetëvendosjen e tyre si bullgarë”.

“Maqedonasit duan të heqin mundësinë që këto figura historike të identifikojnë veten e tyre si bullgarë, me efekt prapaveprues”, tha Jordanov.

Ai ka deklaruar se nuk do të ketë presion të BE-së mbi Bullgarinë.

“Sigurisht, është e mundur që deputetë të caktuar nga “E Majta”, “Të Gjelbrit” ose “E Majta Liberale” të fillojnë një proces lobimi ose pazari në mënyrë që të ushtrojnë një presion. Por kjo është një abstragim, sepse Bullgaria është anëtare e plotë e BE-së dhe ideja që dikush tjetër mund të na bëjë presion është më shumë për përdorim të brendshëm këtu në Ballkan”, deklaroi eurodeputi, i cili ka qenë ambasador i Sofjes në Shkup.

Leave a Reply