Europa vendos hapjen e kufijve/ Gjermania, Austria e Franca lehtësojnë masat

Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca kanë shkuar më tej me lehtësimin e masave kufizuese duke hapur kufijtë për grupe të caktuara njerëzish. Udhëtarët tashmë lejohen për arsye pune dhe vizita familjare që të shkojnë në vendet fqinje. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin profesional. Por turistët duhet të presin ende. Nëse gjendja e pandemisë do të konsiderohet e qëndrueshme, kufizimet e udhëtimit mes këtyre vendeve do të hiqen plotësisht më 15 qershor.

Ndërkohë në Itali, nga kjo e hënë do të rihapen edhe restorantet, baret, piceritë, dyqanet, por edhe muzetë si dhe kishat e xhamitë. Lëvizjet e njerëzve brenda territorit të të njëjtit rajon nuk do t’i nënshtrohen asnjë kufizimi. Kryeministri Xhuzepe Konte bëri thirrje për kujdes dhe përgjegjshmëri. 

Leave a Reply