Facebook sfidon televizionet

Gjiganti i rrjeteve sociale “Facebook” ka bërë hap para në videot e dedikuara duke sfiduar hapur “Youtube” dhe rrjetet e tjera televizive.

Përdoruesit do të mund të shohin shumë shpejt një opsion të ri (Watch/Shiko) që do të ofrojë një gamë programesh, disa prej të cilave të financuara nga rrjeti social.

Watch do të jetë i personalizuar, në mënyrë që përdoruesit të mund të zbulojnë programe të reja, bazuar në atë që po shohin miqtë e tyre.

Shikuesit do të mund të shohin gjithashtu komentet apo të lidhen me miqtë dhe të kenë grupe të dedikuara për programet të ndryshme.

“Të shikuarit një program nuk ka përse të jetë diçka pasive”, tha themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg, në një postim në Facebook.

“Mund të jetë një mundësi për të ndarë eksperiencat dhe për t ë bërë bashkë ata që pëlqejnë të njëjtat gjëra”.

Leave a Reply