Feja islame “instrument” i paqes, apo, paqa cilësi e Fesë islame

(Rreth një Konference komuniste sa për t’i nënvlerësuar dhe ofenduar fetë që po mbahet në Tiranë, nën patronatin e Presidentit Ilir Meta)

Në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen”. Në faqen zyrtare të Presidencës së Shqipërisë, publikohet fjalimi i z. Ilir Metës, të cilës i prinë infotmacioni zyrtar me këtë përmbatje: “Në këtë konferencë morën pjesë i ftuari i veçantë i Presidentit Meta, Ambasadori i Posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump për Lirinë Fetare në Botë, Sam Bronëback, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajović, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe vende të tjera të rajonit, Kardinali Ernest Simoni (Troshani), teologë, klerikë të ndryshëm, studiues, historianë, akademikë, ekspertë dhe aktivistë nga Shtetet e Bashkuara, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, etj. Aty ka marrur pjesë edhe uzurpatori i BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, të cilin askund nuk e përmendin si pjesëmarrës. Mbase gjatë përgatiitjes së protokolit dhe ftesave Sulejman Rexhepi, si klient i proceseve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, fare nuk ka qenë i parapar që të ftohet. Sepse, karakteri i tij bie ndesh të gjitha parimeve të fesë e të paqes, tema boshte këto të kësaj Konference. Megjithatë, ka një kusht! Për të qenë pjesëmarrrës në këtë Konferenncë ndërkombëtare duhet që të “bekohet” si paqtor, duke paguar një “dekoratë” të kotë me të cilën ai do ta marrë vizën si “njeri i paqes” që mund të marrë pjesë në Konferencë!

Pjesmarrja e falcifikuar e njeriut që ka problem me drejtësinë e shtetit të vet, Sulejman Rexhepi, nuk është aq tragjike në këtë Konferencë Ndërkombëtare, sa është tragjike vendimi për t’u tallur me fetë dhe, heshtja e gurtë e përfaqësuesve fetarë në këtë Konferencë! Si mundet që të konstatohet dhe të vihet moto e Konferencës bindja se feja na qenka “instrument” i paqes! Feja instrument! Që në këtë moment, feja merr vlerën e fyellit, të shatit, të kazmës, të tupanit, të shiringut, të statoskopit, të teleskopit etj. etj.! Kush është ai “gjeni” i presidentit Meta që u përkujdes për këtë konstatim ofendues për fetë! Vetëm komunistët konstatonin se “feja është opium”, kurse, tani, këta komunistë të “reformuar” konstatojnë se feja qenka “element”! Dhe, këtë ofendim e heshtin të gjithë pjesëmarrësit fetarë në këtë Konferencë! Feja është vetë paqa! Fe do të thotë paqe. Paqa është cilësi e fesë dhe jo feja “instrument” i paqes! Që në momentin që heshtet kjo gafë, lirisht mund të konstatohet se kjo Konferencë e thirrur për ta nënvlerësuar fenë, ka përfunduar e dështuar! Ndërsa politikanet e rajonit, pjesëmarrës në këtë Konferencë Ndërkombëtare, që të gjithë, as që kanë dy gram lidhje me fetë, as që kanë dhënë kontributin më të vogël për fetë, as që kanë ndonjë pikëtakim me fetë. Thjesht, janë ftuar kurse pjesëmarrja e tyre duhet të kuptohet si “madhërim” të ofendimit që e kanë bërë për fetë që në vendimin për t’i konsideruar si “instrument” të paqes. Jo, nuk është as gafë, as injorancë por, thjesht, vampirëzim i elementit komunist për t’u tallur me fetë! A nuk është tallje me fenë bisnes ftesa për të marrur pjesë në këtë Konferencë edhe antifetari më i madh në rajon e më gjërë, Sulejman Rexhepi?! Organizatat e mirëfillta fetare botërore e injorojnë tërësisht, kurse “organizatat fetare” të Ilir Metës vazhdojnë ta “sajdisin” edhe më tej, deri në shterrje të arkës së BFI-së së robëruar.

Leave a Reply