Figuranti i izoluar

I izoluari gjithnjë keqpërdorë aktivitetin, për më tepër, aktivitetin që ka të bëjë me izoluesit! Keqpërdorimi i informacionit shkon me nuancat e arrogancës që përcjell mesazhin: ata nuk munden pa mua! Sulejman Rexhepi, i izoluar si asnjë “lider” tjetër në rajon, sapo të bie “në kontakt” me ata që e kanë izoluar sakaq e shënon si aktivitet me “të arritura fantomike”

Shkruan Elajdana Morina

“Faqa zyrtare” e BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, “faqe” kjo identike si “gazeta e murit” në kohën e komunizmit në të cilën informoheshin punëtorët për të gjitha meritat që shkonin në adresë të drejtorit, kishte sjellë nja dy-tri “informata taze”, të cilat meritojnë një sqarim dhe një zhveshje të Sulejman Rexhepit nga dëshirat patologjike të cilat mund t’i ketë vetëm një i izoluar!

I.

Sulejman Rexhepi paska qenë në Strugë, për ta dëgjuar raportin e “myftiut” të vet, Salim Sulejmanit mbi haxhin 2019! Sulejman Rexhepi dëshiron që t’ua bëjë me dije amerikanëve që e kanë futur në raportin e tyre si shitës të vizave të haxhit, me demek, ja, dëgjoni edhe ju, çflasin myftinjtë e mi! Dhe, “myftiu” organ i Sulejman Rexhepit, Salim Sulejmani, paska raportuar për haxh të suksesshëm. Po pse a kjo myftini paska qenë organizatore e haxhit, a! Me kë do të tallet Sulejman Rexhepi! Cilin do ta mashtrojë se ai nuk paska qenë organizator dhe, rrjeshimisht, nuk ka pasur mundësi të vjedhë nga haxhi, porse, secila myftini ka qenë organzatore dhe tash detyrohen t’i raportojnë gazda Sulës! Krejt bota e di se oganizatore e haxhit është Rijaseti i Sulejman Rexhepit dhe, pikërisht ky duhet t’i mbledhë myftinjtë dhe t’ju raportojë se si e ka organizuar, sa ka fituar, sa ka humbur, sa ka vjedhur, sa viza ka shitur etj. etj., sa i ka dërguar me agjencionin e vet privat. Nuk ka se çka shëtitet si manekin nëpër Myftini, por duhet t’i mbledhë dhe t’ju raportojë! Në arkivin e BFI-së duhet të ngelë raporti i nënshkruar nga Sulejman Rexhepi rreth organizimit të hxhit 2019, dhe jo 13 raporte prej myftinive, sepse, ata as që dinë se çka është bërë me numrin e haxhilerëve që ia kanë siguruar dhe dorëzuar Sulejman Rexhepit.

Salim Sulejmani paska punuar “tamam në frymën e Kuranit dhe të Pejgamberit a.s.”, thotë Sulejman Rexhepi! A është frymë kuranore vjedhja e parave nga shtëpia, nga prindërit e familja, me qëllim që t’i kënaqë interesat meskine të Sulejman Rexhepit. Familja e tij ka falimentuar vetëm nga komplekset e djalit të tyre “myfti” i cili ka pasur nevojë që, duke sjellë sa më shumë para në arkën e Sulejman Rexhepit, të dëshmojë se sa është “myfti i suksesshëm”! Ky në myftininë e vet paska hapur edhe “Zyren e Reisit”! Çfarë sëmundje karrieriste! Zyret e tilla hapen si formë “muzeu” dhe, nuk mund të ekzistojnë 13 myftini dhe 13 zyra te “reisit”, vetëm nëse Sulejman Rexhepi ka nevojë që të shëtisë prej zyres në zyre, me qëllim që askund mos t’i zë b… vend. Kjo është lojë e devalvimit të zyres si institucuon! Asnjë funksionar në botë nuk ka nga 10-15 zyre, madje këtë “benificion” nuk e kanë gëzuar as diktatorët më të rreptë të njerëzimit. Kjo flet vetëm për servilizëm para karrieristit të sëmurë.

II.

Se sa ësht seroiz Suejman Rexhepi në raport me ndërkombëtarët dhe me institucionet ndërkombëtare me relevancë të pakontestueshme, flet edhe lejimi që nëpër organizma ndërkombëtarë të na përfaqësojë lavatriçja e parave të tij të pista, Mustafa Dauti. Ndërkombëtarët nuk refuzojnë persona, nuk të imponojnë emra dhe as nuk të përjashtojnë nga një projekt gjithënjerëzor. Por ama, nërkombëtarët jo se nuk e dinë se kush është Mustafa Dauti, njëri nga banditët më të pistë në Maqedoni, i cili, është realizuesi i të gjitha dëshirave të Sulejman Rexhepit, sidomos në rrafshin e financave dhe korrupsionit. E falimentuan BFI-në duke ia vjedhur paratë e duke ia dhuruar si shpërblim Sulejman Rexhepit! Paramendoni, shpërblehet me 300003 mij denarë Sulejman Rexhepi se qenka lodhur në luftë kundër radikalistëve dhe terroristëve “me petk fetar e etnik”!!! Cilën luftë e paska zhvilluar Sulejman Rexhepi kundër grupeve terroriste e radikaliste me petk etnik?! Këto ditë doli një dokument në opinion ku shihet se një grup nëpunësish të BFI-së paskan marrur shpërblime për luftën që e paskan zhvilluar kundër radikalizmit dhe terrorizit fetar. Ne i konaktuam në telefon dhe, as Avni Halimi, as Azem Eminoski, as Muaz Agushi dhe as Shaban Rahmani nuk pranojnë se kanë marrur ndonjëherë honoror për këtë qëllim, sepse asnjë minut nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë projekt të tillë. I mohojnë në mënyrë kategorike, kurse në emër të tyre, duke ua fallcifikuar nënshkrimet, i paska marrur Mustafa Dauti dhe që të gjitha ia ka dorëzuar Sulejman Rexhepit. Kjo flet se, kur ka dalur një dokument i tillë në opinion, vetëm një Zot mund të dijë se sa dokumente të tilla ka përgatitur Mustafë krimineli që pa fije turpi paraqitet nëpër organe institucionale ndërkombëtare si ekspert kundër terrorizmit ndërkohë që nëpër ato institucione aderojnë qindra oficerë, qindra ekspertë, akademikë, njerëz me pëvojë dhe me karrierë. Dhe, të gjitha meritat e kësaj lufte qenkan për Sulejman Rexhepin?! Vetëm një aktivitet prej dy minutave le të na e shpalosë Sulejman Rexhepi që e ka zhvilluar në këtë drejtim! Sulejman Rexhepi angazhimin e vet në kët drejtim e ka pasur vetëm me kërkesa policore për t’i burgosur të gjithë ata “mjekra” që këtij ia turbullojnë ujin, sepse, kur po ata “mjekra” pranuan që të bëhen miq me Sulejman Rexhepin që të gjithë u punësuan, kush drejtor, kush imam, kush profesor etj. Edhe këto fakte i dinë ndërkombtarët! A ka një raport nga BFI-ja që flet se si dhe në ç’aktivitete u shpenzuan donacionet amerikane, apo gjermane, apo italiane, apo franceze, në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar! Me dy “seminare” qeasharake, a? Komuniteti mysliman i Shqipërisë dhe Kosovës kanë thithur me miliona e miliona dollarë për aktivitete përkatëse ndërsa janë dorëzuar raporte për çdo cent të shpenzuar, ndryshe nuk do të bëheshin përthithëse e shumave marramendëse nga ndërkombëtarët! Mos finansimi i “aktiviteteve” të Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit fletë mjaft qartë se sa të lexueshëm janë këta dy “tabulla rasa” në sy të ndërkombëtarëve.

III.

Cili është nënteksti i titullit “REISI NË MBLEDHJEN ME SASOLIN”! Këto ditë në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të kryetarit të Kuvendi z. Talat Xhaferi, ka qëdruar Kryetari i Parlamentit të Evropës, z. David Sasoli, i cili pati një sërë takimesh me faktorët e vendit! Pa dyshim që, nëse do ta konsideronte faktor Sulejman Rexhepin, edhe me atë do të organizonte takim, apo mbledhje. Dhe, meqë nuk u realizuar një takim i tillë, atëherë, Sulejman Rexhepi paska gjetur foma të tjera për të “mbajtur mbledhje” me z. Sasoli.

Kryetari i Parlamentit të Europës z. David Sasoli, me këtë rast, i është drejtuar Parlamentit të R. Maqedonisë së Veriut, ndërsa ligjëratën e tij politike e kanë ndjekur të gjithë ata që kanë pasur ftesë nga Kryetari Talat Xhaferi. Meqë mik i tij partiak e politik është edhe Sulejman Rexhepi, e ka ftuar edhe këtë “bereqet” për ta përcjellë ligjeratën e Sasolit të cilin nuk e kishte kuptuar fare, asnjë fjalë nuk ia kishte marrur vesh! Pra, nuk paska marrur pjesë Sulejman Rexhepi në mbledhje me David Sasolin, por, në ligjeratën e tij është përfshirë si figurant.

IV.

Një delegacion tepër shumë “i lartë” i BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi paska shkuar në kabinetin e Ministrit të Arsimit i cili edhe BFI-së edhe KOM-it ua paska dhënë tekstpropozimin e Ligjit për shkollimin e mesëm! Pse kaq zyrtare? Apo të tregojnë “relevancën” e vet këta të BFI-së! Po tekstet e tilla gjithmonë dalin në diskutim publik dhe janë të akcesueshme për mbarë opinionin e vendit. Apo, ndoshta Sulejman Rexhepi dëshiron t’ia bëjë qejfin vetes se, ja, më në fund, para tij u gjunjëzua edhe ministri i arsimit për të cilin tha se po zhvilluaka politikë rrugaçërie. Po mirë, ja, e mori tekstin Sulejman Rexhepi! Ia merr mendja atij se është në gjendje për ta lexuar dhe kuptuar tekstin? Ia merr mendja se ai e kupton gjuhën e nënrrreshtave të neneve e të pikave të ligjit? Apo, e rëndësishme për Sulejman Rexhepin është që shteti të pranojë ta financojë Medresenë, pa të drejtë që të përzihet në institucionin që e financon, madje pa të drejtë për të kërkuar raport financiar se si janë shpenzuar ato para! Nuk guxon që shteti, si finansier, të bëhet dhe kadrovik i Medresesë, sepse, atëherë, më shumë se gjysma e njerëzve të Sulejman Rexhepit të angazhuar në Medrese duhet të ikin me dhenë dhe ta harrojë zanatin e spiunimit për Sulejman Rexhepin.

Pa dyshim, nuk ka kurrfarë shanse të ndodhë ndryshe: zgjidhjet kadrovike, programi arsimor, tekstet arsimore përcaktohen nga investitori dhe nga mbikëqyrësi ligjor e jo nga të jashtëligjshmit siç është Sulejman Rexhepi me kompaninë e vet!

Para se të kërojë financa nga shteti, Sulejman Rexhepi do të duhet të tregojë se çka do të bëjë me atë buxhet miliona euro të Medresesë të siguruar tradicionalisht nga fitri, zeqati, kurbanët dhe haxhi burime këto që kanë qenë të vetmet garanca që kur është hedhur guri themeltar i kësaj Medrese. Burimet ngelin, përfundojnë në xhepin e Sulejman Rexhepit, ndërsa hajninë ia mbulon shteti nga buxheti i vet? Kështu mendon Sulejman Rexhepi! Shteti, si donatore, mund ta zbresë Medresenë edhe në ndonjë ambient urban dhe jo ta mbajë aty, te pragu i shtëpisë së Sulejman Rexhepit, sepse, ai mendon vetëm për “kuadrin” e vet dhe jo edhe për nxënësit, të cilët po duhet të udhëtojnë e të jetojnë në provincë, jasht kushteve normale. Do Zoti dhe shteti ia merr nga duart Sulejman Rexhepit këtë Medrese, të cilën e ka si burimin kryesor për pasurimin dhe shtimin e pronave të veta dhe të familjes së tij.

Leave a Reply