Filloi përgatitja e propozim-ligjit për dëshmitarë që e kërkoi PSP-ja

Ministria e Drejtësisë dje e ka filluar procedurën për përgatitjen e ndryshimeve të ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, me të cilin do t’i jepet kompetencë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të merr pjesë në procedurën për mbrojtjen e dëshmitarëve, gjegjësisht të kërkojë dhe të propozojë mbrojtje të dëshmitarëve të caktuar kur është e nevojshme në hetim.

Ky, siç mund të shihet nga informata për fillimin e procedurës, është qëllimi kryesor për ndryshimin e ligjit, sepse PSP-ja nuk figuron në vendimin aktual ligjor. Këshilli për mbrojtjen e dëshmitarëve tani numëron pesë anëtarë, gjegjësisht gjykatës të Gjykatës Supreme, të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, përfaqësues të MPB-së dhe udhëheqësi i repartit në MPB. njofton Portalb.mk. “Qëllimi i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit është që të sigurohen kushte për zbatimin e ligjit për Prokurorinë e Ndjekjes së veprave penale që rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve dhe sigurimin e implementimit të plotë të autonomisë, gjegjësisht sigurimin e kushteve për autonomi të plotë në hulumtim dhe ndjekje të veprave penale që lidhen dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, thuhet në informatën e Ministrisë së Drejtësisë. Ata shtojnë se me këtë ndryshim ligjor do të bëhet rregullimi i shtëpisë ligjvënëse me standarde evropiane dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply