Fillon seanca e Kuvendit

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, nga ku pritet të zgjidhet Kryeparlamentari së bashku me pesë nënkryetarët.

Tashmë në sallë gjenden 102 deputetë, raporton Express.

Seanca që të fillojë në ora 10:00 dështoi sot, për shkak të mungesës së PAN-it, Mikullovci vendosi që vazhdimi i saj të fillojë në ora 14:00.

Kadri Veseli vazhdon të jetë kandidat i koalicionit PANA për kryeparlamentar.

Leave a Reply