Filluan reagimet e para kundër apelit të Sulejman Rexhepit që thirri për vrasje të oponentëve të tij

Ditë më parë opinioni i gjërë i vendit pati rastin të lexojë një shkrim i cili e portretizonte Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI-së, si të vetmin ekstremist dhe radikalist fetar në Maqedoninë e Veriut. Sot, fatkeqësisht, kjo u vërtetua! Në hapjen solemne të Xhamisë në Opajë të Kumanovës, Sulejman Rexhepi e hodhi edhe një hap më tej! Ai paska ftuar në likuidim dhe vrasje të kundërshtarëve të tij! A nuk është ky terrorizëm fetar që del nga ekstremisti dhe radikalisti fetar!

Ne, një numër i konsiderueshëm i teologëve të vendit dhe diasporës, jemi rëqethur nga ky guxim prej të çmenduri i Sulejman Rexhepit dhe, të njëjtit ia bëjmë me dije se nuk do të gjenden aq plumba për t’i vrarë të gjithë kundërshtarët e vet! Në “listën e personave” që duhet të vriten le ta fusë tërë popullatën myslimane të vendit por dhe më gjërë, sepse që të gjithë janë “armiq” të tij, janë kundërshtarë të paluhatur të tij.
Si teologë, kërkojmë nga ata që prezantuan në këtë event, sidomos nga kolegët tanë hoxhallarë por edhe nga ata të ashtuquajtur myftinj, që urgjentisht të distancohen nga kjo deklaratë terroriste e Sulejman Rexhepit, ndryshe, do të llogariten si dëshmitarë të promovimit zyrtar të nismave për terrorizëm fetar në krye me Sulejman Rexhepin, eprorin e tyre, në Republikën e Maqedonsë së Veriut. Kërkojmë nga organet gjegjëse të RMV-së intervenim urgjent dhe masa konkrete kundër këtij të paudhi!

Një grup teologësh nga RMV dhe diaspora

Nga INBOX-iFilluan reagimet e para kundër apelit të Sulejman Rexhepit që thirri për vrasje të oponentëve të tijDitë…

Posted by Levizja Myslimane per Reforma ne BFI on Thursday, January 2, 2020

Leave a Reply