Firmoset marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të shtune është takuar me ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, pas goditjes nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij ministri turk është shprehur se ndërtimi i banesave në zonën e Laçit është një porosi e Presidentit Erdogan.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qeveria shqiptare që brenda janarit t’i dorëzojë truallin për të nisur ndërtimin.

“Ne duam të ndihmojnë vëllezërit shqiptarë që ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Shpresojmë që brenda janarit të na dorëzohet trualli për ndërtimin e 500 shtëpive. Kompleksi i banesave do të ndërtohen sipas të gjitha standardeve dhe traditës shqiptare dhe me të gjitha infrastrukturën e nevojshme për shërbimet publike naj komunitetit.”

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se ndërtimi i banesave të reja në Laç do t’i japë fund edhe përmbytjeve në zonënë e Laçit, pasi përvec ndërtimit të banesave do të ketë edhe punime në infrastrukturë publike.

“Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”.

Leave a Reply