Fitra e zeqate për t’i shëruar Sulejman Rexhepi frustrimet e veta

Pak kohë para se të vdiste “bulduzheri i diplomacisë amerikane”, Riçard Hollbruk, kishte hedhur idenë e themelimit të një organizate ndërkombëtare lobuese për t’i ndihmuar shtetet në zhvillim. Organizatën e kishte regjistruar në Kongresin amerikan dhe kishte kërkuar që të degëzohet nëpër vende të ndryshme dhe nëpër to të angazhohen burrshtetas, akademikë, njerëz me influencë shoqërore. Pas vdekjes së diplomatit amerikan nisin manipulimet e hipokritëve, keqpërdoruesve dhe manipulatorëve. Nën hijen e kësaj ideje të Hollbrukut, në Shqipëri nis të funksionojë një organizatë e dyshimtë me emrin “Misioni diplomatik Paqe e mirëqënie” në krye të të cilës vihet një person me titullin governator, z. Shefki Hysa, i cili, në fakt është një person-sekser shumë i afërt me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këtë e dëshmojnë fotografiitë e tij me të gjithë deputetet dhe ish-ministrat e kësaj Partie, madje edhe me vetë Presidentin Ilir Meta. Përveç mirënjohjeve kjo organizatë e dyshimtë ka shpërndarë edhe “pasaporta diplomatikë” deri sa skandali merr dhenë përtej kufijve të shtetit shqiptar.

Së këndejmi, mediat shqiptare publikojnë një lajm në lidhje me një reportazh të publikuar në datën 16.02.2107 në emisionin e njohur italian STRICIA LA NOTIZIA. Në sajë të investigimit të gazetarëve italian, u zbulua se një mashtrues nga Erseka i quajtur Shefki Hysa ka gjetur një “profesion” interesant. (http://www.panorama.com.al/skandali-mediat-italiane-me-7-mije-euro-merr-pasaporte-diplomatike-ne-tirane/). Ai ka themeluar një organizatë që pretendon se është pjesë e OKB-së e nëse paguan një tarifë prej 7 mij eurosh ai të pajis me një kartë të veçantë që sipas tij e shoqëruar bashkë me pasaportën normale, në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike. Emri i organizatës mashtruese është ‘DIPLOMATIC MISSION PECE AND PROSPERITY, DMPP”, ose e përkthyer në shqip “Misioni Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim”. Pas publikimit të këtij lajmi kanë ardhur reagime të shumta nga qytetarët të ndryshëm të cilët kanë konfrimuar mashtrimet e këtij njeriu. Ata shpehen se ky fakt është shumë i vërtetë, madje prej vitesh aty janë dhënë shumë dokumente të tilla të falsifikuara, me shuma të larta nga 4 deri më 10 mij euro. Në aktivitetet e kësaj shoqate mashtruese marrin pjesë hapur edhe zyrtarë të shtetit shqiptarë si, ministra zv/ministra, deputetë, kryetar bashkie, klerikë të lartë e madje edhe aktorë mjaft të njohur. Sipas burimeve pranë JOQ, në këtë mision ka patur gjithashtu edhe shqetësime nga shumë persona për ngacmime dhe abuzime seksuale prej vitesh. I takon autoriteteve të hetojnë këtë rast të pastër mashtrimi e të shpëtojnë paratë e atyre qytetarëve që nuk janë mashtruar ende. Po e njëjta organizatë e turpëroi edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili, pasi u zbulua skandali, tashmë e ka tërhequr nga CV-ja e tij “mirënjohjen” e akorduar nga OKB e që ia dorëzon Shefki Hysa e Ylli Popaj. Kohë më parë, këta tipa e pajisën me “mirënjohje” edhe një profesor, një “këshilltar i jashtëm i Mbretit spanjoll”, në anëtar i një Komuniteti Hebre, dhe i “stafit akademik” të organizatës ‘DIPLOMATIC MISSION PECE AND PROSPERITY, DMPP”, Otto Von Flegienblatt, profesor i Florida Global University! Ky tresh “diplomatik” në fillim të shtatorit të vitit 2016, në ambientin e “Pallatit Venecia” në Kalanë e Ulqinit ia dhanë titullin “Misionar Paqeje” kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Malit të Zi, Mehmed Zenkut. Konkretisht, titullin vlerësues e bënë Guvernatori i DMPP-së, Dr. Shefki Hysa, dhe Dr. Otto Von Feigenblatt, Kont i Kobryn dhe Baron i Feigenlatt-Miller. Po në të njëjtën kohë e kishin “qethur” mirë edhe bisnesmenin nga Kumanova, Feriz Dervishin. Ndërsa dy vite më parë (2014) po të njëjtit manipulatorë ia kishin pasë “lëshuar mjekrën” edhe Kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti. Dhe, së fundmi, meqë u lakuriqësuan dhe meqë janë nën vëzhgimin e organeve gjegjëse të shtetit shqiptar për aktivitetet kriminale, vijnë në Shkup, por, duke e cytur “ndërkombëtarin” Otto Von Flegienblatt që t’ia dorëzojë Sulejman Rexhepit “Mirënjohjen” dhe letrën e nënshkruar nga Donalt Trampi. Se kush ia dha këtij farë “diplomati ndërkombëtar” atë mirënjohje, se kur e takoi ai Trampin, se nga e solli dhe si e solli, këtë mund ta dijë vetëm “treshi diplomatik” që gati të gjithë të punësuarit në BFI i lanë pa rroga duke ia fshirë të gjitha lekët këtij Institucioni të kapur nga Sulejman Rexhepi. Në LSI-në e Ilir Metës refuzojnë të flasin për këtë organizatë të dyshimtë dhe aq të afërt me udhëheqësit e kësaj Partie, por, thonë që lidhshmëria e kësaj organizate është ekskluzivisht me Kryegjyshatën e Bektashinjëve në Tiranë. Në këtë Organizatë fetare nuk e mohojnë këtë lidhje, madje shtojnë se ideja për ta dekoruar me këtë “mirënjohje” Sulejman Rexhepin ka dalur gjatë drekës së efendi Rexhepit me presidentin shqiptar, Ilir Metën dhe me dy sekserët e tij tashmë të njohur (F. S. dhe F. B.) Kjo drekë do të “kurdiset” nga ftuesi i Sulejman Rexhepit, Ylli Paja, në 15 vjetorin e TV News24. Sulejman Rexhepi është në proces gjyqësor për gjuhën e urrejtjes që e ka përdorur kundër kombit maqedonas, është në proces gjyqësor për vjedhje, zhvatje, keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, por edhe tërë kori diplomatik ka diskutuar për fotografitë e Sulejman Rexhepit me armë speciale ne dorë. Sulejman Rexhepi me tajfën e tij prej kriminelëve kanë shkrepur plumba për një vit më shumë se tërë armata e Maqedonisë së Veriut. Dhe, pas këtyre fakteve, ky të shpallet “ambasador i paqes”? Me 45 mij euro blihet edhe kjo dekoratë prej kontrabanduesve të dekoratave. Kohë më parë, kur me këtë “dekoratë” u dekoruan dy tetovarë ( njëri pronar i një televizioni lokal), Sulejman Rexhepi desh është çmendur nga xhelozia. Në Konakun e tij, diku deri pas mesnate është diskutuar si të vie edhe ai deri te kjo “dekoratë”! Të nesërmen kane nisur aksionin sekserët e tij dhe, pas një pazari njëjavor, është arritur që dekorata të kushtojë 45 min euro, me tërë manifestimin, koktejin, drekën dhe disa honorare për disa pjesëmarrës “specialë”. Fitra e zeqate për t’i shëruar Sulejman Rexhepi frustrimet e veta. Ç’mëkat i madh.

Leave a Reply