FOTO/ Adoleshenti shqiptar zhduket në Angli që nga 20 gushti

Një adoleshent shqiptar rezulton i zhdukur që prej 20 gushtit të këtij viti në Angli.

Daniel GHjinaj, 17 vjeç, u pa për herë të fundit pasditen e së enjtes 20 gusht duke lënë një adresë në Worthing.

Thuhet se ai ka udhëtuar me tren për në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në zonën e Brighton dhe Hove.

Mediat britanike shkruajnë se Danieli përshkruhet me strukturë të hollë dhe me flokë të zinj të rruara.

Kur u pa për herë të fundit, ai kishte veshur tuta blu dhe bluzë të bardhë, shkruajnë mediat vendase.

Image

Leave a Reply