Fotografia e pazakontë e ambasadorëve amerikanë në Ballkan, përfshirë Donald Lu

Ambasadorët amerikanë në vendet e Ballkanit janë mbledhur për një takim pune në Sarajeve, ku ishte i pranishëm edhe ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Bryan Yee.

Në takim merrte pjesë dhe kryediplomati i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Ndërsa foto që shihni është publikuar në Twitter nga ambasadori amerikan në Kosovë.

“Jam mbushur energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Greg Delawie.

Leave a Reply