Frenohet prodhimi i makinave, industria drejt krizës

Audi do të ngadalësojë prodhimin e makinave për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë dhe duket se do të shkaktohet një krizë.

Drejtuesi i kompanisë, Markus Duesmann, ka deklaruar se në tremujorin e parë të vitit do të prodhohen 10 mijë makina më pak. Nga ana tjetër dhe kompania Volkswagen, njoftoi ngadalësimin e prodhimit të makinave, njësoj si rivalët e tyre, Honda.

Kriza ka nisur që nga fillimi i vitit 2020 për shkak se fabrikat në Kinë nuk kanë prodhuar çipa në sasitë e duhur. Analisti i CCS Insight Geoff Blaber tha se “çipat kane një gamë të gjerë, por janë një grup i kufizuar i kompanive që mund t’i prodhojnë ato”.

Drejtuesit e kompanive të makinave shtojnë më tej kompanitë kanë shtuar kërkesat e tyre për çipat, por kompanitë prodhuese nuk kanë shtuar kapacitetet e tyre. Ky problem mund të shkaktojë një krizë në industrinë e prodhimit të makinave.

Bëhet më dije se mungesa e çipave do të frenojë prodhimin dhe tek kompanitë Mercedes, Fiat, Ford, Honda, Nissan, Subaru dhe Toyota.

Leave a Reply