Frikë për përhapjen e virusit misterioz në vende të tjera, OBSH takim urgjent

Në Kinë janë regjistruar deri më tani katër viktima nga një virusi I rrezikshem qe prek rruget e frymëmarrjes ndërsa numërohen më shumë se 300 të prekur.

Autoritetet konfirmuan se 15 persona nga personeli mjekësor, gjithashtu ishin infektuar e kjo tregon se virusi transmetohet më lehtë sesa mendohej më parë. Ai është përhapur edhe në Korenë e Jugut, Tajlandë dhe Japoni.

Organizata Botërore e Shëndetesisë do të mbajë një takim urgjent më 22 janar, për të diskutuar situaten dhe nëse shpërthimi i virusit është një emergjencë ndërkombëtare .

Situata ka ngritur alarm në të gjithë botën pasi në fillim të muajit shkurt në Kinë festohet viti i ri hënor. Qindra miliona njerëz udhëtojnë gjatë kësaj periudhe e kjo përbën levizjen. Vitin e kaluar, rreth 7 milion turistë kinezë udhëtuan jashtë vendit gjatë pushimeve për vitin henor.

SHBA, Australia dhe vende të tjera kanë njoftuar se do të fillojnë kontrollimin e pasagjerëve gjatë fluturimeve nga Ëuhan, qytet në Kinën qëndrore nga ku filloi përhapja e virusit i identifikuar si një lloj koronavirusi. Në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi, rreth 800 persona humbën jetën pasi u infektuan me virusin Sars, edhe ai një koronavirus.

Leave a Reply