Frrok Çupi “plas bombën”: Ilir Meta ka bërë krime, po kërkon të shpëtojë veten

Debate të shumta dhe përpl asje të forta po zhvillohen në Open në Top Channel teksa po flitet për përplasje mes Metës dhe Ramës. Analisti Frrok Çupi hodhi deklarata të forta ndaj presidentit Ilir Meta ku tha se Meta ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion. Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë- tha Çupi. Për çfarë krimesh e keni fjalën?- e pyeti Eni Vasili.

Korrupsioni është një krim i madh. Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtua veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve- tha Frrok Çupi. Po këshilltari i presidentit tha se nuk do të ketë destabilitet- ndërhyri Eni Vasili. Po çfarë këshilltari ai. Ai do të shkojë të hajë supën e presidentit- vijoi akuzat Çupi.

Leave a Reply