Gati 200 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të regjistrojnë viktimën e 200.000 prej koronavirusit, nëntë muaj pas fillimit të pandemisë. Sipas Univerisetit Johns Hopkins, numri i të vdekurve atje është 199.509 dhe është më i larti në botë.

Presidenti Donald Trump është kritikuar për mënyrën sesi u menaxhua kriza. Midis të vdekurve janë më shumë se 1.000 punonjës të kujdesit shëndetësor. Situatë aspak e mirë paraqitet edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë. Në Britaninë e Madhe ekspertët thonë se tendenca e virusit po shkon në drejtim të gabuar dhe se po arrihet pika kritike.

Kurse Franca raportoi sërish mbi 10 mijë raste në orët e fundit. Edhe Spanja vazhdon të vuajë nga sëmundja. Kurse Izraeli u bë të premten vendi i parë që u kthye në bllokimin e rreptë mbarëkombëtar.

Leave a Reply