Giuseppe Conte jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit, mesazhi që i dha ministrave të tij

Kryeministri Giuseppe Conte i ka komunikuar ministrave vendimin për të dhënë dorëheqjen.

Për këtë vendim, u mbështet nga Alfonso Bonafede, Dario Franceschini dhe Roberto Speranza. “Falënderoj të gjithë ekipin qeveritar, çdo ministër të vetëm, për çdo ditë të qeverisjes së bashku”, tha Conte para tyre.

Pritet që pas pak, Conte të shkojë për të paraqitur vendimin para Presidentit italian Sergio Mattarella.

Conte megjithatë shpreson që presidenti i republikës Sergio Matarella t`i japë një mandat për krijimin e një qeverie më të fortë pasi ai humbi shumicën në Senat. Nëse nuk arrin të formojë një qeveri të re, atrëherë Italia mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Conte është përballur me kritika të mëdha për trajtimin e bërë pandemisë së koronavirusit prej të cilës kanë humbur jetën më shumë se 85,000 italianë. Giuseppe Conte, kryeministër që nga viti 2018, i mbijetoi një mocioni mosbesimi javën e kaluar. Votimi u thirr ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili e tërhoqi partinë e tij nga koalicioni.

Renzi kundërshtonte planet e Contes për shpenzimin e 209 miliardë eurove nga fondet e rimëkëmbjes së BE – pjesë e një shpëtimi prej 750 miliardë eurosh të BE për krizën Covid.

Leave a Reply