Gjenden 80 refugjatë në gjëndje të rëndë në kamion/ VIDEO

80 emigrante të paligjshëm janë gjetur në një kamion në zonën e Ksanthit në Greqi.

Autoritetet thonë se refugjatet afganë ishin në kushte të rënda shëndetësore, sidomos probleme me frymëmarrjen në kohën kur u gjeten nga policia.

Emigrantet ishin të gjithë meshkuj nga 20 deri në 40 vjec.

Mjeket thanë se nëse kamioni do të vijonte rrugen deri në Selanik ku ishte edhe destinacioni final, vështirë se mes refugjateve do të kishte të mbijetuar, duke rrezikuar të përseritej tragjedia e pak ditëve më parë në Angli, ku brenda një kamioni ne Esexx u gjenden 39 emigrante të vdekur kryesisht nga Kina dhe Vietnami.

Policia ka arrestuar shoferin gjeorgjian te kamionit.

Leave a Reply