Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore në Tiranë, peshon 500 kg

Bomba e Luftës së Dytë Botërore e gjetur në fushën e Aviacionit është zhvendosur. Forcat xheniere kanë marrë në mënyrë të kontrolluar bombën 500 kg dhe e kanë zhvendosur drejt bazës ushtarake në Bizë.

Në një postim në mediat sociale, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka , ka bërë me dije se bomba tashmë është plotësosht e sigurt dhe nuk ka vend për panik.

Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, sqaron ministrja.

Leave a Reply