Gjendet mjeti i autorëve që i bën atentat prokurorit në Durrës

Pak orë pas atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, policia ka gjetur mjetin e autorëve.

Vizion Plus mëson se mjeti është gjetur në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujen, në rrugën për Ishëm.

Brenda mjetit policia gjeti dy kallashnikovë, të cilët dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit të automjetit me të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se targat e mjetit tip ‘Benz’ janë të vjedhura në Tiranë.

Leave a Reply