Gjendet proteina që lufton Covid

Studimi italian: Lactoferrina lufton virusin

Një përgjigje shumë efektive kundër COVID-19 vjen nga një proteinë e quajtur Lactoferrin. Një zbulim që mban firmën e një studimi paralel te realizuar nga universitetet e Tor Vergata dhe Sapienza të Romës.

Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit u bazuan tek imuniteti i fëmijëve të cilët kanë rezultuar më pak të prekur nga COVID-19. Laktoferrin është një proteinë roje e imunitetit natyral e cila gjendet në të gjitha sekrecionet e njeriut.

Studiuesit kuptuan së fëmijët kanë një sistem imunitar natyral i cili përforcohet nga kjo proteinë të cilën fëmijët e marrin më qumështin e parë të nënës.

“Sidomos muajt e parë kur fëmija ushqehet me gji, është i rëndësishëm këndvështrimi i antitrupave pasi përmes qumështit kalojnë antitrupat nga e ëma tek fëmija”.

Studiuesit injektuan laktoferrinë tek pacientet pozitiv ndaj COVID me simptoma të lehta, me simptoma mesatare por dhe atyre me simptoma të rënda. Pas 10 ditësh vu re largimi i simptomave COVID dhe pas ditës se 12 negativizimi i tampoinit të tyre. Studimi tregoi se laktoferrina bllokon fazat e hershme të infeksionit të SaRs Cov2 por jo vetëm pasi vepron edhe kur qeliza është infektuar.

“Për të gjitha veprimet pozitive të laktoferrinës kundrejt viruseve dhe patologjive të ndryshme, një rol të rëndësishëm ka zinku, sepse në prezencë të zinkut vepron më mirë”.

Lactoferrina parandalon infektimin nga Sars Cov2 sepse nuk lejon lidhjen e tij me receptorin, por edhe nëse jeni infektuar dhe merrni lactoferrin ju ndihmon ta kaloni me simptoma të lehta.

Leave a Reply