Gjenocid vakufor në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi

“Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët” (En Nisa, 58)

Pa dyshim që, vakëfi, në formën e vet si burim i bamirësisë dhe veprave që shtojnë kënaqësinë e Allahut Mëshirëplotë, është një amanet i dedikuar për qëllime konkrete humane dhe se, devijimi i këtij amaneti është një prej veprave më të urryera tek Krijuesi ynë!
Para ardhjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s., vakëfi nuk njihej si instiucion. Ky institucion u themelua dhe u njoh për herë të parë nga Pejgmaberi ynë dhe, vakëfin e parë të dhuruar Pejgamberi e përdori si truall në të cilën ndërtoi një xhami për t’u falur dhe adhuruar Allahun Mëshirëplotë, i cili mëshirën dhe të gjitha llojet e ibadeteve (pra, edhe bamirësinë por edhe zhvillimin e jetës fetare islame) e bëri detyrim për myslimanët anembanë botës.
BFI-ja është një ndër bashkësitë fetare në rajon e cila posedononte një vakëf shumë të madh! Përgjatë periudhës komuniste edhe këtij komuniteti fetar, si të gjithë të tjerëve, iu uzurpua dhe iu nacionalizua vakëfi, me çka u nëpërkëmb dhe u përdhunua një prej parimeve kryesore islame, një prej Porosive të Shenjta të Allahut Fuqiplotë. Me këtë nacionalizim, kjo ideologji, deshti të dëshmojë se, ajo është “fuqia” që posedon dhe që kontrollon gjithçka! Megjithatë, ndonëse ideologji kaq e pashpirtë dhe arrogante, kurrë nuk mëtoi që të zhdukë dokumentat dhe me këtë edhe pronarët e vërtetë të kësaj pasurie të dhuruar për të rrjedhur bamirësi dhe veprime fetare islame.
Sot, pas miratimit të ligjit për denacionalizim të pronës (pra edhe bashkësive fetare), ndonëse ngadal, megjithatë, është bërë rikthimi i bukur një pjese të madhe të pasurisë së uzurpar dhe të nacionalizuar të BFI-së. Demokracia është një sistem që ngritet edhe mbi respektimin dhe mirëkuptimin e qëllimeve humane e fetare.
Fatkeqësisht, në këtë gjysëm dekade, Bashkësia Fetare Islame, nën okupimin klasik të Sulejman Rexhepit që na imponohet si “kryetar” i këtij Instucioni, na është shndërruar në KAMP SHFAROSËS ku po ushtrohet një gjenocid i paparë vakufor. Atë çka nuk denjoi ta bëjë as ideologjia e kuqe, po e bën Sulejman Rexhepi. Vakëfi po keqpërdoret, po tëhuajësohet, po shitet, po vilet dhe, jo për vepra humane e për zhvillim të jetës fetare islame në vend por, thjesht, për pasurim të Sulejman Rexhepit, familjes së tij dhe feudëve që po ia miratojnë këtë gjenocid vakufor!
Çka është gjenocidi? Është një veprim që nënkupton një plan të koordinuar të veprimeve të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të bazave thelbësore të jetesë së grupeve konkrete. Me shkatërrimin e kësaj baze merr fund edhe grupi, etnia, apo komuniteti përkatës. Ky akt përmbyllet përmes arritjes së objektivit të paraparë në planin shfarosës i cili synon shpërbërjen e institucioneve që e përbejnë karakterin e përgjithshëm identitar e fetar të grupit, etnisë, apo komunitetit. Në mesin e këtyre institucioneve është edhe ai fetar si dhe burimet komplekse të ekzistencës së atij komuniteti dhe të frymës së tij.
Gjenocidi është gjithmonë i organizuar dhe i planifikuar! Në këtë mënyrë po zbatohet edhe gjenocidi vakufor në BFI-në e Maqedonisë së Veriut! Pjesërisht po kryhet denacionalizimi kurse masovikisht po vidhet prona dhe pasuria e denacionalizuar. Me vendim të “organeve të Sulejman Rexhepit” por edhe me vendim të vetë këtij “organi suprem” e të “pavarur”, po tjetërsohet duke u vjedhur dhe duke përfshirë aktorë të ndryshëm në këtë vjedhje, ndonëse me copëza të vogëla të “kulaçit”! Askush, përveç Sulejman Rexhepit, nuk ka kontroll mbi letrat me vlerë që janë dhënë në kundërvlerë të pronës së vakëfit e cila nga ky pushtet po konsiderohet si “pronë e interesit nacional”! Në vend se ky fakt të shtojë çmimin e pronës, ajo ulet për toke dhe nuk shprehet kurrfarë reagimi, sepse, paraprakisht garantohet shpenzimi i asaj pasurie sipas qejfeve të Sulejman Rexhepit dhe grupit të tij! Lë që ushtrohet gjenocid vakufor por, nuk i nënshtrohet askush kurrfarë ligji dhe askush nuk merret në përgjegjsi për këtë akt të shëmtuar!
Asnjë pushtues nuk e dëmtoi vakëfin e BFI-së kaq shumë sa po e dëmton Sulejman Rexhepi në të mirë të shëtimit të pasurisë së tij dhe të familjes së tij. Edhe atë, me perkrahjen dhe bekimin e disa anetarëve të rijasetit që vetëquhen myftinjë, si: Shaqir Fetai, Qani Nesimi, Qenan Ismaili, Abedin Imeri, e do dallkaukë të tjerë.

Pasuria e Sulejman Rexhepit sot vlerësohet në miliona euro dhe bën pjes në mesin e oligarkëve të Mqedonisë së Veriut.
Natyrisht, është karakteristikë e të gjithë satrapëve, e të gjithë autorëve të krimit që ta mohojnë kryerjen e ndonjë krimi. Në rastin konkret, heshtja e institucioneve gjegjëse shtetërore i bën pjesëmarrës në këtë gjenocid fetar! Pavarësisht, nëse e kryen një besimtar apo një ateist, një pjesëtar i fesë konkrete apo një udhëheqës i komunitetit gjegjës, mos ulja e tij para përgjegjësie për këtë vepër gjenocidale, e bën pjesëmarrës në krim edhe vetë shtetin. Zakonisht, përgjigja ndaj këtij krimi është dënimi nga një tribunal ndërkombëtar apo gjyq kombëtar, sepse, për momentoin, “gjyqet fetare” kanë degraduar në nivelin e shprehjes së shqetësimeve nëse në bazë të vasieteve lejohet të bëhet transferimi i eshtrave të një të vdekuri nga një vend në vendin tjetër!!!
Merren me të vdekurit ndërkohë që të gjallët i lejojnë t’i njollosin si mos më keq parimet islame.
Edhe në të gjallë, edhe në të vdekur, sipas Pejgamberit a.s: “Më i miri i njerëzve është ai që është më i dobishëm për ta.” (Sujuti, el Xhamiu’s-Sagir, II, 8)
Njerëzimi sot, (ai i Maqedonisë së Veriut) nuk ka kurrfarë dobie nga Sulejman Rexhepi, i cili, pa më të voglin shqetësim vjedh ndihmat humanitare, përvetëson kontributet e njerëzve, zhvatë pa dhembje vakëfin, amanetin që lihet vetëm për Zot dhe në emër të Zotit! Janë shumë të kota eshtrat e tij kur ai bëhet “lëndë djegëse e zjarrit, ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit…” (Ali Imran, 10-11)! /LMR në BFI/

Leave a Reply