Gjermani, Merkel: Virusi duhet të trajtohet në mënyrë serioze

Edhe pse Gjermania e ka përballuar relativisht mirë pandeminë e koronavirusit, ende nuk është jashtë rrezikut, deklaroi kancelarja Angela Merkel, duke paralajmëruar banorët të tregohen të matur. “Rreziku i paraqitur nga virusi mbetet serioz”, theksoi ajo, duke treguar disa rajone ku shpërthimet po përhapen shpejt.

Ajo rikujtoi banorët se ndalimi i përhapjes së koronavirusit është detyrim i të gjithëve, gjë që do të thotë se duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të distancimit social dhe higjenës. “Merreni seriozisht, sepse është situatë serioze,” theksoi ajo. Instituti Robert Koch (RKI), raportoi sot se në 24 orët e fundit ka regjistruar 687 raste të reja, duke e çuar në 193 243 numrin e përgjithshëm të rasteve./ATSH/

Leave a Reply