Gjermania regjistron numrin më të madh të infeksioneve që nga prilli

Gjermania regjistroi në orët e fundit 1.707 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të konfirmuara që nga fundi i prillit.

Institui Robert Koch raportoi se numri i rasteve të reja ishte më i lartë në 26 prill, kur vendi regjistroi 1.737 të prekur.

Kulmin shtetin gjerman e pati në fillim të prillit, kur numëroi më shumë se 6 mijë infeksione brenda një dite.

Në javët në vijim, numri i të infektuarve ra ndjeshëm, por rastet e reja filluan të rriteshin sërish nga fundi i korrikut.

Leave a Reply