Gjirokastër, asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis

Efektivët e policisë së Gjirokastrës, në vijim të operacioneve antikanabis, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm territori në komunën e Zagorisë.

Kështu, në pyllin e fshatit Zhej, në vendet e quajtura “Gropat e Pishave” dhe “Burimi i Veli Hodos”, u gjetën dhe u asgjësuan 1170 bimë narkotike të llojit kanabis, të kultivuara në parcela të hapura rishtaz, si dhe në 52 kubikë me fidanë kanabisi.

Operacioni i efektivëve u realizua pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin e kultivuesve.

Leave a Reply