Gjykata Administrative hedh poshtë padinë e Selës ndaj Veselit

Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pa bazë padinë e partisë së Selës “Aleanca për shqiptarët” kundër “Koalicionit për zgjedhjet lokale Aleanca për Shqiptarët RDK – UNITETI, për shkak të kontestit me emrin dhe emblemën e njëjtë në listat zgjedhore.

“Gjykata Administrative morri vendim që të hedh si të pabazë aktpadinë e partisë “Aleanca për shqiptarët” kundër vendimit të KSHZ-së e cila është mbajtur gjatë seancës së KSHZ-së më 22.09.2017 për përzgjedhjen e listës së kandidatëve, anëtarëve të këshillit dhe listave të kandidatëve për kryetarë komunash” – thonë nga  Gjykata Administrative.

Nga partia e Selës thonë se vendimi i Administratives flet se në Maqedoni akoma nuk kemi gjyqësor të pavarur. Në Aleancën për Shqiptarët vlerësojnë se kjo që bëjnë Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni është për të përçarë votën e shqiptarëve.

“Kjo tregon realisht se Maqedonia ka ende shumë punë sa ju përket gjykatave. Ne mendojmë se Këshilli qendror zgjedhor duhet të jetë në shërbim të votuesve dhe jo në shëbrim të dy subjekteve politike që vendosën të garojnë me një emër. Ne mendojmë se KSHZ nuk duhej të pranojë edhe një subjekt tjetër politik që të garojnë me të njëjtin emër pasi që ne garojmë si subjekt politik dhe jo si koalicion dhe kemi emrin “Aleanca për shqiptarët” por neve na ngelet që të bëjmë një kampanjë që votuesit të mos ngelen të hutuar, dhe besoj se do tja arrijmë kësaj, dhe besojmë se kjo do të jetë hera e fundit ku subjektet politike të kenë rastin të shfrytëzojnë rastin të përfitojnë prej forcës sonë për të përfituar për vete” – ka deklaruar  Elmir Sejfullai, Partia “Aleanca për shqiptarët”

Vesel Memedi i RDK-së ditë më parë tha se nuk heqin dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e partisë.

Leave a Reply