Gjykata Supreme do të diskutojë për gjykimet e para të PSP-së

Pas anulimit disamuajsh, këtë javë dy gjykatës suprem pritet të raportojnë për dy lëndë të PSP-së “Tank”.

Njërën lëndë para kolegëve do ta prezantojë gjykatësi Risto Katavenovski, ndërsa në të kërkohet gjykata më e lartë ta rishqyrtojë dënimin me burg prej dy viteve për Nikolla Gruevskin si dhe për ish ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski, i cili ishte dënuar me katër vjet e gjysmë me burg”, publikoi BIRN.

Avokatët e Gruevskit, në kërkesë kanë thënë se Gjykata e Apelit ka vendosur për vepër të vjetër, përkatësisht se vjetërimi absolut ka ardhur gjatë bisedës telefonike të Gruevskit me Jankullovskën, ose gjatë pagesës së “mercedesit”, ndërsa jo pastaj. I kundërshtojnë edhe bombat si dëshmi, ndërsa negociojnë edhe për mënyrën e udhëheqjes së procesverbaleve dhe nxjerrjen e dëshmive.

Në lëndën e dytë për rastin “Tank” për të cilën raportues është gjykatësi Xhemali Saiti, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska kërkon t’i kontrollohet ligjshmëria e procedurës dhe t’i rihulumtohet dënimi me burg prej katër viteve. Edhe në këtë lëndë e akuzuara Jankullovska përmes avokates së saj kërkon të rihulumtohet gjykimi për shkak të shkeljeve të bëra të ligjit dhe për shkak të mënyrës në të cilën është vendosur procedura penale.

“Tank” është lënda e parë e PSP-së për të cilën rishqyrtohen gjykimet përfundimtare të dhëna.

Leave a Reply