Gjyla e manipuluar nga profilet e rrejshme të Sulejman Rexhepit

Rreth çapitjeve korrekte të Gjyla Halilit për të portretizuar pozitivisht Sulejman Rexhepin, duke u bazuar në disa profile të mëhershme, natyrisht të rrejshme, të cilat jan shkruar për Sulejman Rexhepin sa për t’i justifikuar disa “dekorata” që do të blehen me para. Pra, nga profilet e rrejshme manipulohet edhe kjo vajze e re e cila duhet të përgëzohet për trajtesën që e përgatit përmes teknikës së kompilimit

Nga Eliza Berisha

Në çastin kur mediat e vendit e bombarduan Sulejman Rexhepin për një sërë skandalesh të tij të natyrës terroriste, ekstremiste e radikaliste, “shërbimi i sefasë” i Sulejman Rexhepit mundohet që t’ia zbusë dhembjen me botimin e profilit të përgatitur nga një vajzë tërësisht anonime. Megjithatë, duhet përgëzuar këtë vajzë për guximin dhe “teknikën” e shkrimit, kaq anonime dhe me kaq guxim të hedhe hapa në shkrim, vërtet që duhet të përgëzohet. Ishalla nuk pranon që edhe më tej të manipulohet nga mëkatarët dhe nga frikacakët e fatit të tyre postsulejmanian. Të tillët edhe të plaken në BFI, ata do të ngelin të njihen përjetë vegla në duart e Sulejman Rexhepit për punët e tij të pista.
Kësaj shkronjëse të re, Gjyla Halili, nuk do t’i tregojmë se si bëhet një profil! Nuk do t’i themi as veglave të Sulejman Rexhepit se me të tilla shkronjësa fillestare nuk i bëjnë nder “reisit” të tyre, por me shkrime që vijnë nga akademikë, shkrimtarë e personalitete që gëzojnë respektin mbarë kombëtar. Por, ku të gjendet të tillët të cilët, që të gjithë e dinë se cili profil katran është i Sulejman Rexhepit. Janë disa që mund të shkruajnë edhe për një grusht parashë por, ata që janë normal me asnjë çmim nuk do të pranonin të nënshkruanin shkrim me emër e mbiemër kushtuar Sulejman Rexhepit!
Vajza është e manipuluar, vajza shihet se nuk ka lexuar, shihet se është e pompuar, kurse, për t’ia lehtësuar asaj, shkojnë dhe gënjejnë edhe këta të “shërbimit të sefasë” të Sulejman Rexhepit. Shkime të rrejshme botojnë në “gazetën zyrtare”, botojnë në faqen zyrtare të BFI-së së uzurpuar, sepse në faqe normal as që do të panonin të botonin gënjeshtra të tilla. Gënjeshtrën e zyrtarizojnë duke ia botuar edhe në fb-në e uzurpatorit të BFI-së.
Le t’i radhisim këtu vetëm tri gënjeshtra, të cilat, do ta turpërojnë Gjyla Halilin, dhe do t’i lakuriqësojnë si tallës të Sulejman Rexhepit të gjithë ata që denjojnë të botojn trillime të tilla!

  1. “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”! Në qarqet elitare publicistike të Shqipërisë, po qarkullojnë fakte e argumente të keqpërdorimit të dekoratave nga ana e Presidentit shqiptar, z. Ilir Meta, i cili është edhe nën llupën e komisionit që po merret me shkarkimin eventual të tij. Në faqen online enkas të hapur për të gjithë ata që kanë fakte e argumente për ta paraqitur korrupsionin dhe keqpërdorimet e Presidentit Meta, ka qarkulluar edhe fakti i shitjes së një dekorate, për një “lider fetar” i cili ka paguar para të majme! Qarkullojnë edhe emrat e sekserëve të cilët kanë ndërmjetësuar deri te blerja-shitja e kësaj dekorate! Po si nuk ia kanë thënë Gjyla Halilit edhe “dekoratën” që Sulejman Rexhepi e ka “marrur” nga Presidenti Amerikan, Donald Tramp! E gënjeu tërë botën, ndërsa vetes ia bëri qejfin! Kur u zbulua se si ka rrjedhur ky manipulim, u pajtuan që ta heqin nga “opusi i dekoratave” atë të Donald Trampit.
  2. Nga “Instituti Evropian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci”, qenka dekoruar me “Best Spiritual Leader 2015”, apo, “Udhëheqësi më i mirë shpirtëror për vitin 2015”! “Instituti” në fjalë është një OJQ e parëndësishme, fantom-shoqatë, me “liderin e vet” i cili tërë ditës rri në Çajtoren e Ymerit, duke gjuajtu ndonjë të interesuar që do të paguajë 5000 euro për këtë titull! Që nga ai vit më nuk u zgjodh asnjë “lider shpirtëror i vitit”! Nuk ka më? Pas Sulejman Rexhepit vdiqën të gjithë, ë?! Është e regjistruar në Shkup, drejtohet nga disa persona të dyshimtë dhe matrapazë, të cilët, shiten si profesorë ndërsa i dekorojnë të gjithë ata qengja që do të paguajnë! Njeriu më kontravers të zgjidhet “Udhëheqësi më i mirë shpirtëror”, edhe atë madje në gjuhën angleze, për t’i dhënë sa më shumë peshë dhe për ta paraqitur “dekoratën” si “dekoratë ndërkombëtare”, kurse dekoruesi është një “turk” i dyshimtë nga Gostivari, me të cilin edhe përshëndetja më njerëzore do të dukej e shpifur.
  3. Dekorata “Imazhi i kombit”! Gjyla Halili, e manipuluar deri në koc, pranon që të manipulojë e të vërtetojë se “Akademia e Shkencave të Shqipërisë” e paska dekoruar Sulejman Rexhepin me “Imazhi i Kombit”! Një ditë më vonë këtë titull do ta marrë udhëheqësi i Akademisë, Dr. Muzafer Korkuti, edhe atë nga presidenti Bujar Nishan, sepse dekorata “Imazhi i Kombit” është dekoratë ekluzivisht presidenciale! Akademia e Shkencave të Shqipërisë kurrë nuk do të gabonte që “Zharkon” ta shtrembërojë në “Imazh të Kombit”!
    Kush është e vërteta e kësaj “dekorate”. Për hirë të gjinisë dhe guximit intelektual të Gjyla Halilit, do ta ndihmojmë vajzën duke ia rrëfyer të vërtetën e blerjes së një dekorate në vlerë prej 15 mij euro.
    Në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe media” paska organizuar një simpozium rreth tolerancës fetare te shqiptarët, në të cilën kishin ligjëruar të katër kryeklerikët shqiptarë të Shqipërisë, ndërsa mysafir kishte qenë edhe Sulejman Rexhepi, i cili, pas kësaj gënjeshtre duhet ta heq atë çallmë nga koka e tij përplot intriga. Dhe në fund, po ky Forum (organizatë joqeveritare), i dekoron të katër klerikët si dhe Sulejman Rexhepin me motivacion “Imazhi shqiptar në harmoninë fetare”. Pra, ky është titulli i dekoratës dhe është dhënë pas tribunës së mbajtur po në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Po atë ditë, Sekretari i Akademisë e demantoi publikisht këtë lajm të rremë, duke thënë se Akademia jo që nuk ka dekoratë të tillë por as që e ka dekoruar dikë me emër Sulejman Rexhepi. Natyrisht, në po këtë vit CNN-ni amerikan kishte emetuar një kontribut televiziv ku Sulejman Rexhepin e krahasonte me El Bagdadin e ISIS-it. Tani, një njeri i tillë të dekorohet me “imazhi i kombit”?!
    Me elementë të këtillë, motër e nderuar, nuk mund të bëhet as një profil e as një cv, sepse, janë elemente manipulative, të blera në prag të fushatës intensive për ta lakuriqëssuar Sulejman Rexhepin nga ajo “pelerinë morale” e tij, nën të cilën fsheh bagazhin e rëndë me një të kaluar përplot elementa kriminale, tradhëtie e synime graitqare!
    p.s.
    Si provë e asaj që je e manipuluar, urdhëro e binde Sulejman Rexhepin, mbylluni në një zyre, ule para komputorit, thuaji le të ta shkruaj një ese 15 fjali dhe, nëse do të t’i shkruaj, premtoja 1 milion euro. Premtimin thuaja gënjeshtër, sepse nuk mëkatohet me të, vetëm të provoshë nëse mund t’i gjejë shkronjat në tastatjerën e kompjutorit! Si e re që je duhet të bindesh se ai as nuk ka fjali, as nuk ka mendim, as nuk ka vizion, as nuk ka qëndrim, as nuk ka aftësi interpretuese, as aftësi oratorike, nuk është kurrfarë vizionari, është i shkëputur nga realiteti i sotshëm, ai vegjeton vetëm nëpër shkronja e fjali që ia shkruajnë…

Leave a Reply