Gjyqësori i korruptuar maqedonas, Sulejman Rexhepi dhe BFI-ja

Amerika është shtet-nënë i së drejtës, i demokracisë dhe i njerëzimit, nuk e besoj se do ta lënë Maqedoninë nën kthetrat e kësaj drejtësie të korruptuar. Kur do të pastrohen këto organe nga elementet e korruptuar, pa dyshim që do të pastrohet edhe BFI-ja e cila i përket ekskluzivisht besimtarëve dhe jo strukturave policore maqedonase të shtetit

By Thomas Montag, News-Sun, USA

 

Kam pasur shumë dëshirë që ta vizitoj Shkupin, që kur para dy viteve një grup intelektualësh shqiptaro-amerikanë ndërmorën një fushatë sensibilizuese kundër të parit të fesë islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepit. Ata kërkonin nga organet e shtetit maqedonas që ta ulin para bankës së akuzës një nga njerëzit më të korruptuar në Maqedoni, që dhunshëm gjendet në krye të BFI-së. Ky fakt më ka intriguar tërë kohës dhe, ja, sot gjendem në Shkup. Natyrisht, jam nën shoqërinë e njerëzve të shkarkuar nga postet pa kurrfarë procedure ligjore, vetëm pse i dolën përpara krimit, korrupsionit dhe synimit të Sulejman Rexhepit për ta privatizuar tërësisht BFI-në. Mbi të gjitha, ajo që intrigoi shefat e mi që të më nisin për në Shkup, ishte një shkrim-intervistë që na erdhi në redaksi dhe që e botuam, pesë muaj më parë, lidhur me një ish-artist tashmë bisnesmen) turk, Sulejman Mutluxhan, i cili paskësh qenë pre e babëzitjeve të Sulejman Rexhepit dhe suites së tij prej hajnave, kriminelëve, njerëzve që tash e sa kohë janë nn vëzhgimin e njerëzve të sigurimit në vend e më gjërë. Nayrisht, jam shoqëruar dhe kam kërkuar edhe mendimin e njerëzve të Sulejman Rexhepit, të gjithë teologë por që, nuk preferojnë t’u përmenden emrat, sepse, automatikisht do të suspendohen prej vendeve të punës si imamë të pasiguruar e që kurrë nuk do t’i gëzojnë benifitet e të qenurit pensionistë.

Dhe, ja ku gjendem sot, në Shkup, në këtë qytet sa qesharak aq edhe si një skenografi enkas për një tragjedi antike. Në këtë qytet i cili, në pjesën e barokëzuar ta paraqet iniciativën dhe synimin e krishterizimit ortodoks të qytetit, kurse në pjesën ku Sulejman Rexhepi ndjehet “sulltan”, kemi një qytet me pamje që të dalin para syve vetëm në vendet ku mbisundon krimi, korrupsioni, nëntoka, mentaliteti diktatorial dhe ku, të gjitha këto veprime antinjerëzore, mbulohen me petkun e devotshmërisë fetare. Edhe terrorizmi “konteporan” po zhvillohet në emër të fesë islame dhe tërë bota është ngritur kundër kësaj dukurie më antinjerëzore. Ky terrorizëm, natyrisht, shhtresohet dhe merr konturat e veta duke filluar me vjedhje, me zhvatje, me ngritjen e celulave kriminale për ta mbrojtur pasurinë e zhvatur dhe të vjedhur, me korruptimin e gjyqësorit dhe të organeve të sigurisë, me sjelljet dhe veprimet prej diktatori të sëmurë dhe, në fund, prej manisë për të qenë gjithnjë i pari dhe në kry të vendit! Dhe ja ku të qarstësohet imazhi i një “lideri të sëmurë” siç është Sulejman Rexhepi, i cili ka vendosur ta shtyej pleqërinë deri në mbarim të jetës në kolltukun e uzurpuar të Bashkësisë Fetare Islame në RM!

Dhe ja ku jam në mesin e njerëzve të mirë dhe të fuqishëm, jam shumë i lumtur, sepse po ndjehem edhe vetë si pjesë e njerëzve që përfaqësojnë supermacinë e drejtë. Po shpresoj se po jap kontributin në të mirë të së drejtës, fundja, në zhveshjen e islamit nga “arnat” që e njollosin dhe e devalvojnë fenë islame. Unë jam i krishteri më i madh në botë që e kundoj islamin si fe më të mirë në botë e për mbarë njerëzimin.

Nga Kumanova udhëtoj për në Tetovë dhe Gostivar, për të kaluar një natë pastaj në rivierën e Strugës. Rrugës studioj në mënyrë të hollësishme studimin e zhvilluar nga kompania e specializuar për hulumtime “UFO” e porositur nga Lëvizja për reforma në BFI! Nuk janë më të njëjta rezultatet e nxjerra para gjysmë viti në këtë studim. Besueshmëria e besimtarëve ndaj organeve të BFI-së dhe të vetë kryetarit të saj, është në një rënie rapide. Sidomos pasi u publikua një informatë që e implikonte djalin e Sulejman Rexhepit, i përfshirë në njësitet speciale policore maqedonase, në ngjarjen tragjike të muajve më parë që ndodhën ë Kuvendin e Maqedonisë e që e tronditën mbarë botën. Bartësit e jetës fetare islame në këto dy qytete nuk preferojnë të flasin për Sulejman Rexhepin, i shmangen pyetjeve duke thënë se nuk ia vlenë të flitet për të, madje as për Bashkësinë Fetare Islame, sepse një institucion i tillë tashmë nuk ekziston. Ekziston vetëm një ndërtesë e këtij Institucioni, e cila tashmë është uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.

Po kush është Sulejman Rexhepi? Është një “lider”, model i intrigantit të fuqishëm, është një “udhëheqës” i Institucionit fetar islam, të cilin e mbanë dhunshëm, duke e demonstruar përkrahjen e organeve të këtij Instiitucioni sa herë që sillet buzë dëbimit. Përkrahjen tashmë e ka të garantuar, sepse në krye të organeve të veta ka vënë njerëz të korruptuar, njerëz të padenjë për të qenë as çobanë, njerëz të zhutyr e të njollosur nëpër shërbimet sekrete! Është një “udhëheqës” që në krye të këtij Institucioni qëndron falë aktiviteteve të tij parësore në shërbim të strukturave policore, duke iu kanosur të gjithë atyreve që ia mësyjnë kolltukut të tij; është një nga “udhëheqësit” e vetëm në rajon i cili nuk përton që buxhetin e konsiderueshëm të Institucionit të vet ta shpenzojë duke korruptuar prokurorë, gjykatës, media! Është i vetmi “lider fear” në botë i cili nuk ka kurrfarë kontakti me besimtarët e vet, sepse frikësohet prej tyre, prandaj dhe angazhon dhe paguan me paratë nga buxheti i Instituionit, truproje, bodyguardë të palicensuar e të ardhur nga bota e krimit. Është një “lider i devotshm” i cilësuar si më gënjeshtari, si më trilluesi, si më fantazuesi, si më intriganti, si më diktatori, si më hajni, si më krimineli në rajon e më gjërë. Megjithatë, është më i forti, më i paprekshmi dhe më i padënueshmi në vend, rajon e më gjërë!

Jo! Mos qofshim nën lëkurën e tij, sepse tashmë është njeriu më i trishtuar në planetin tokë! Më të fortë se këta të Lëvizjes për reforma në BFI nuk kam parë gjatë karrrierës sime tridhjetëepesëvjeçare gazetareske. Superiorë dhe supermacistë të së drejtës, me vizion të qartë dhe me një platformë perfekte, e cila ka bërë për vete dhjetra mijëra besimtarë dhe teologë të vendit. Një lëvizje paqësore opozitare kaq të fuqishme nuk mund të haset askundi në botë. Ja pse!

Sepse, tashmë e kanë mposhtur Sulejman Rexhepin! Sepse tashmë edhe organet e drejtësisë të shtetit i kanë mbështetur për murë dhe i kanë detyruar ta ndjejnë hallin e madh: “ç’të bëhet me këtë lider”! Para besimtarëve të vendit, para faktorëve me relevancë tashmë e kanë zbërthyer si njeri të pushtetit, të atij pushteti që merret me shërbimet e stukturave të sigurisë dhe të intelegjencies. Sepse tashmë numri i atyreve që nuk e njohin për “lider fetar” është shtuar në dhjetëra mijëra besimtarë; nuk ka ditë të Zotit që mund të kalojë pa pasur shkrime, komente, reagime, analiza, reportazhe, dokumentare, kundër Sulejman Rexhepit. Sulejman Rexhepi tashmë është i mposhtur por, ekziston rreziku që vendin e tij ta marrin njerëzit e strukturave ekstremiste me të cilat ka bashkëpunuar Sulejman Rexhepi si ndërmjetësues dhe koordinatorë i veprimeve të diktuara nga strukturat policore maqedonase. E pra, ky mund të jetë rreziku më i madh që i kanoset këtij Instiitucioni. Ky fakt po i brengos mjaft shumë njerëzit e Lëvizjes për reforma në BFI, kurse krijohet përshtypja se ky fakt nuk paraqet kurrfarë problemi për strukturat gjegjëse të pushtetit maqedonas, të cilët, mbi gjithçka tjetër, janë të interesuar që në vend të Sulejman Rexhepit të instalojnë donjë individ të gatshëm për t’ia fshirë të gjitha gjurmët e Sulejman Rexhepit, pra, edhe ato që paraqesin bashkëpunimin e tij me organet e caktuara të drejtësisë së korruptuar dhe të sigurisë maqedonase. Do të doja fort që kjo të mos ndodhte dhe të ishte një percepcion i gabuar që tashmë e kam krijuar për realitetin e trishtueshëm në Maqedoni, gjegjësisht, në BFI të RM-së. Megjithatë, më mban një shpresë se, duke e ditur që vendi im, Amerika, është shtet i së drejtës, i demokracisë dhe i njerëzimit, nuk e besoj se do ta lënë Maqedoninë nën kthetrat e kësaj drejtësie të korruptuar. Kur do të pastrohen këto organe nga elementet e korruptuar, pa dyshim që do të pastrohet edhe BFI-ja e cila i përket ekskluzivisht besimtarëve dhe jo strukturave policore të shtetit. SHBA-të dhe aleatët e saj tashmë haptazi janë vënë në anën e islamit të pastër si fe, kundër ideologjizmave dhe veprimeve antinjerëzore që zhvillohen në emër të fesë islame. Me veprime konkrete, që nga sulmet ushtarake e deri në lista të zeza, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë siguruar një përkrahje dhe gëzojnë një simpati prej miliarda besimtarëve myslimanë. Krimbat dhe gjallesat e pista, qofshin këta edhe të tipit të Sulejman Rexhepit, nuk janë fort të rëndësishme për asnjë njeri normal. Kurse Institucionet duhet të respektohen prej të gjithëve, pavarësisht se cili krimb apo gjallesë butake gjendet në krye të institucionit.

 

 

Leave a Reply