Goli më i bukur i sezonit

UEFA hap votimin në faqen e saj në internet

UEFA hapi garën për golin më të bukur të sezonit të kaluar. 10 më spektakolarët do të votohen nga tifozët në faqen zyrtare në internet. Nuk mungon edhe këto sfida mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi për golin e realizuar ndaj Manchester United në Champions Legaue, ndërsa argjentinasi për atë ndaj Liverpool po në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ronaldo shënoi me kundërsulm, kurse Messi nga goditja standarde nga 25 metra largësi. Në listë shfaqen emra të tjerë si Rakitic, Pedro apo Nani. E vetmja femër në këtë anketë është Katerina Svitkova, e cila luan për Slavia Prague.

Një garë virtuale që do të mbyllet më 9 gusht që më pas UEFA të shpall golin më të bukur të sezonit 2018-2019.

Leave a Reply