Greqia do të shpenzojë 10 miliardë euro për të forcuar ushtrinë

Autoritetet anonime të qeverisë greke në një deklaratë për mediat kanë njoftuan se negociatat për blerjen e armëve nga Franca dhe vendet e tjera po vazhdojnë.

Autoritetet anonime të qeverisë greke në një deklaratë për mediat kanë njoftuan se negociatat për blerjen e armëve nga Franca dhe vendet e tjera po vazhdojnë.

“Negociatat në këtë drejtim do të zhvillohen në Korsikë [10 shtator] dhe synimi është që ato të përfundojnë përpara konferencës së vendeve mesdhetare të Bashkimit Evropian”,- sqaruan ata.

Ministri i Shtetit, Jorgos Gerapetritis tha në një kanal televiziv se “qeveria është në kontakt me shumë vende në kuadër të përpjekjeve të saj për të forcuar forcat e saj të armatosura dhe industrinë e armëve”.

“Një marrëveshje për blerjen e avionëve «Rafale» nga Franca nuk është nënshkruar ende, negociatat vazhdojnë. Objektivi është modernizimi i forcave të armatosura greke”,- sqaroi ai.

Gerapetritis tha se “Greqia është për fqinjësi të mirë dhe se kanalet e komunikimit me Turqinë duhet të qëndrojnë të hapura”.

Më parë, media greke njoftoi se Athina po vazhdonte kontaktet e saj me Parisin për të blerë avionë «Rafale» dhe fregatën «Belharra».

Kurse ministri grek i Financave, Kristos Staikuras deklaroi gatishmërinë e tij për të shpenzuar më shumë para për forcimin e forcave të armatosura.

Leave a Reply