Greqia kundër testimeve masive: Rezultatet e rreme që dalin nga këto teste sjellin pasoja të rënda, të kryhen vetëm teste në laboratorin molekular

Në Greqi, Shoqata Kombëtare Farmaceutike shprehet kunder testimeve masive. Ajo thekson se në fazën që ndodhet virusi, farmacistët të mos bëjnë furnizime me teste diagnostikuese të COVID-19 , duke i njoftuar paralelisht komunikimet e Profesorit të sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras. Njëlloj si në Shqipëri edhe në Greqi shoqata dhe mjekët janë kundër testimit masiv, pasi siç theksohet në komunikatë, ka shumë testë fallco pozitiv apo fallco negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, ndaj edhe nuk sygjerohen testet masive por ato molekulare në laborator per ata qytetare qe kane simptoma.  ‘Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje.

Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën  akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë. Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes.”, thuhet në komunikatë.

KOMUNIKATA E PLOTE: 

Shoqata Farmaceutike nuk rekomandon furnizimin me teste për diagnostikimin e COVID-19

Në një letër drejtuar të gjitha shoqatave farmaceutike të vendit, Shoqata Kombëtare Farmaceutike rekomandon që, në fazën që ndodhemi, farmacistët të mos bëjnë furnizime me teste diagnostikuese të COVID-19 , duke i njoftuar paralelisht komunikimet e Profesorit të sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras. “Gjatë kësaj faze të pandemisë në vendin tonë, nuk rekomandohen testet e posaçme të antitrupave për përdorim nga publiku i gjerë, të cilat nuk e diagnostikojnë sëmundjen Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje. Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën  akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë. Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes.

Testet më të besueshme  janë ato molekulare të certifikuara nga organet ndërkombëtare, të cilat po përdoren aktualisht në të gjitha vendet e botës. Në luftën kundër virusit, na nevojiten të dhëna të sakta dhe të dimë të vërtetën. Testet e antitrupave nuk janë për këtë fazë të pandemisë .Gjatë kësaj periudhe, grupe kërkimore në Greqi nga universitete të ndryshme në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë, po vlerësojnë besueshmërinë dhe përdorimin e mundshëm në të ardhmen të këtyre testeve me antitrupa për qëllime epidemiologjike dhe qëllime të tjera praktike”.Për më tepër, nëpërmjet një letre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Shoqata ka kërkuar informim të vazhdueshëm lidhur me këtë çështje dhe veçanërisht, kur të gjykohet i përshtatshëm përdorimi i këtyre testeve në komunitet, të jepen udhëzime lidhur me: a) cili test ka më shumë rezultat dhe është më i sigurt. b) kur do të ishte i dobishëm përdorimi i tyre. c) në cilat grupe pacientësh do të ishte i dobishëm përdorimi i tyre.

Leave a Reply