Grevë në aeroportet italiane, anulohen disa fluturime nga Rinasi

Një grevë katër orëshe në aeroportet italiane ka bërë që të anulohen disa flutirime nga Rinasi.

Në një psotim në Facebook, Autoritetit Aviacionit Civil njofton pasagjerët që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre.

“Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj. Si pasojë e grevës së ditës së nesërme, datë 25 Nëntor, fluturimet nga/për TIA, që afektohen janë si më poshtë:

“Alitalia”

AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA

“Air Albania”

ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA

ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA”

Leave a Reply