Gudar zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave, Korkuti nënkryetar

Gudar Beqiraj zgjidhet sërish kryetar i Akademisë së Shekncave, ndërsa kryetari aktual, Muzafer Korkuti ka marrë postin e nënkryetarit të këtij institucioni.

Beqiraj mori 28 vota pro dhe 3 kundër në procesin që u zhvillua në mesditë në ambjentet e Akademisë.  Ndërkohë nënkryetari Korkuti u mbështet nga 27 akademikë.

Këtij votimi i parapriu një mesazh i ashpër nga ana e Kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi reformimin e këtij institucioni.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i ka bërë thirrje drejtuesve të këtij institucioni që ndërmarrin një reformë të thellë, në të kundërt shteti nuk do të japë asnjë “qindarkë për vijimin e punës së saj”:

Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës

Reagimi i kreu te qeverisë pasoi edhe letrën publike të Akademikut Artan Fuga që i denoncoi zgjedhjet si një farsë, pasi mbahen pa një garë të hapur të prezantimit të platformave për reformimin e institucionit dhe ku drejtuesit aktualë që garojnë për drejtimin e akademisë nuk kane bërë asnjë bilanc të punës së tyre.

Leave a Reply